Krimi i organizuar dhe korrupsioni, sfidat kryesore për Kosovën

Washington, 29 maj - Shefi i ICO-së, Piter Feith, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka deklaruar se rezultatet e punës së EULEX-it në luftë kundër korrupsionit kanë filluar të dukën dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmën. "Hetimet kundër korrupsionit duhet t`i zhvillojë gjyqësia, që do të thotë të jenë larg politikës, ka thënë Feith.
"Ajo që mund të them unë është se hetimet duhet të vazhdojnë, ato nuk duhet të politizohen, ato janë një çështje ligjore, sistemi i drejtësisë duhet të thotë fjalën e tij në të gjitha hallkat. Unë do ta mbështes deri në fund EULEX-in për këtë. Ky po ashtu është edhe qëndrimi i Brukselit, i cili e ka mbështetur plotësisht EULEX-in deri tani", ka deklaruar Feith
Ai ka theksuar se EULEX-i e ka kryer si duhet punën sepse u është dashur të merren me shumë çështje gjyqësore të prapambetura që nga koha e UNMIK-ut.
Feith ka thënë se duhet kohë e gjatë për të hetuar dhe për të ngritur akuza. Këto smund të ndodhin brënda nate.
"Ata kanë bërë një punë të shkëlqyer, po i shohim rezultatet tani dhe ndoshta do të shohim të tjera në të ardhmen. Duhet të jemi të përgatitur për këtë. EULEX-i kritikohet se nuk po bën mjaft, por nga ana tjetër ka kritika se po bën më shumë se çduhet. Pra le të jemi më të duruar dhe të lemë drejtësinë të thotë fjalën e saj. Ti lëmë autoritetet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre pa ndërhyrje politike", është shprehur Feith".