15 Nëntor 2024

Krimi ekonomik pasuron pushtetin

Prishtinë, 26 mars - Deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe analistë të fushës së financave dhe ekonomisë janë të mendimit se institucionet më të larta shtetërore të vendit janë duke e luftuar krimin ekonomik në mënyrë simbolike, sa për sy e faqe.

Ekspertët për një gjendje të tillë të rëndë në këtë fushë, veç mungesës së vullnetit të institucioneve më të larta shtetërore për ta luftuar krimin ekonomik, janë të mendimit se institucionet shtetërore e gjyqësorë të Kosovës kanë edhe shumë pak ekspertë të kësaj fushe për luftimin e krimit ekonomik.

Sipas ekspertëve vlerësohet se niveli profesional i personave të angazhuar në lëndët me bazë korruptive është tepër i ulët, është larg nivelit që kërkohet për kompleksitetin e këtyre lëndëve.

Deputeti opozitar, Bali Muharremaj (AAK), thotë se pohimet e pushtetarëve aktualë se kanë bërë strategji kombëtare kundër krimin e korrupsionit nuk janë asgjë tjetër vetëm një farsë politike.

\"Në të gjitha raportet e organizatave ndërkombëtare, qofshin ato nga BE-ja, Banka Botërore, apo FMN-ja, haptazi e thonë se nga ana e institucioneve më të larta shtetërore në vendin tonë nuk po luftohen krimi dhe korrupsioni\", theksoi ai.

Pushtetarët, përfitues të paligjshëm

Deputeti Muharremaj thotë se rëndom në nismat e pushtetarëve aktualë në luftën e tyre kundër krimit dhe korrupsionit e pësojnë \'peshqit e vegjël\', ndërkohë që \'peshqit e mëdhenj\' lihen të lirë dhe nuk ka pasur thuajse asnjë rast që janë dënuar apo u është konfiskuar pasuria e tyre e fituar në mënyrë të kundërligjshme, me krim apo kontrabandë.

\"Kjo heshtje e institucioneve shtetërore është e qëllimshme se përfitimet e pushtetarëve aktualë nga kjo pjesë e biznesit të pistë janë të mëdha dhe me të madhe po flitet se të njëjtit e kanë hisen e tyre të parave në të gjitha këto punë të pista, andaj nuk duhet që të befasohemi se ku jemi \", tha më tej ai.

Prokurori Shqipdon Fazliu, koordinator kombë- tar për luftimin e krimit ekonomik, tha se në fund të vitit të kaluar KPK ka aprovuar Planin Strategjik dhe Planin e Veprimit (2016-2018), me qëllim të rritjes së efikasitetit në luftimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik, duke përfshirë sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së kundërligjshme.

\"Në kuadër të kësaj strategjie, është paraparë dhe tashmë janë funksionalizuar dy njësitë, njëri në kuadër të Departamentit të Përgjithshëm dhe tjetri në kuadër të Departamentit për Krime të Rënda, njësi këto që do të pranojnë në punë vetëm veprat penale që përfshihen në kuadër të kapitujve XXV, apo veprat penale kundër ekonomisë dhe nga kapitulli XXXIV, apo veprat penale kundër korrupsionit zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)