Krijohet Zyra e biznesit në kuadër të Kuvendit të Kosovës
Vendimin, kryetari i Kuvendit e bëri publik gjatë një takimi me përfaqësues të komunitetit të biznesit, që u mbajt sot në Odën Ekonomike të Kosovës, me temën: Rëndësia e dialogut dhe partneritetit me komunitetin e biznesit në hartimin e legjislacionit në funksion të zhvillimit.
Kreu i Kuvendit tha se me këtë koncept, kuptohet një qasje e re e legjislativit për problemet e zhvillimit ekonomik, për nevojat dhe kërkesat e komunitetit të biznesit.
Hapi i parë, në qasjen e parlamentarizmit ekonomik, shtoi kryetari Veseli, është nisja e dialogut në mes Kuvendit të Kosovës dhe këtij komuniteti. Ky dialog, sipas tij, nënkupton që komuniteti i biznesit kosovar të jetë sa më shumë i përfshirë në procesin e përgatitjes së ligjeve, sidomos ligjeve që kanë impakt të drejtpërdrejt ekonomik.
Në këtë drejtim, sot unë kam marrë një vendim në lidhje me krijimin e zyrës suaj në Kuvend në mënyrë që ju të jeni të angazhuar dhe të keni qasje ditore dhe të vazhdueshme me ligjvënësit. Në këtë mënyrë angazhimi juaj duhet të jetë më direkt në komisione, në draftim të ligjeve, amandamentim apo edhe inicim të ndonjë ligji, theksoi kryetari Veseli.
Kreu i legjislativit theksoi se që nga ditët e para kur e ka marrë mandatin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka insistuar në ngritjen e shkallës së transparencës parlamentare.
Komisionet parlamentare, aty ku edhe bëhet puna kryesore në draftimin e ligjeve, do të jenë të hapura dhe synimi im është që edhe komuniteti i biznesit të jetë i përfshirë në procesin e punës së komisioneve, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës, të Aleancës Kosovare të Biznesit, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, Odës Tregtare Kosovare-Turke, të European Investment Council, Shoqatës së Bankave të Kosovës, si dhe përfaqësues të bizneseve të mëdha vendore.
Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit e vlerësuan lart vendimin e kryetarit Veseli për hapjen e zyrës, duke e konsideruar atë të një rëndësie të veçantë për bizneset, e cila do tu ofrojë atyre qasje të drejtpërdrejt në përgatitjen e legjislacionit të fushës ekonomike.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu se ky takim ka për qëllim sigurimin e një bashkëpunimi më të gjerë sa i përket hartimidhe aprovimit të legjislacionit i cili ka të bëjë me çështjet e zhvillimit ekonomik të vendit posaçërisht nç kuadër tç procedurave tç shqyrtimit të atij legjislacioni në trupat punuese të Kuvendit të Kosovës.
Nëse bëjmë analiza të shumta për ambientin biznisor në Kosovë identifikohen probleme dhe sfida të shumta dhe identifikohet nevoja e respektimit të rendit dhe ligjit", theksoi ai.
Krijimi i një kornize ligjore e cila do të jetë në funksion të zhvillimit sipas Gërxhaliut deri tek ai nuk mund të arrihet pa dialog të mirëfilltë, të merren opinionet dhe i ashtuquajturi fid bek nga sektori privat, sepse mu ata sfidohen, mu ata i përjetojnë dhe ndien rezultatet e këtyre zgjidhjeve dhe në këtë drejtim ky takim ka për qëllim avancimin e këtij dialogu si parakusht i avancimit të këtyre proceseve.
"Nuk duhet të kërkojmë dhe të bëjmë as më shumë dhe as më pak se sa bënë Evropa. Duhet të kemi legjislacionin dhe ambient i cili do të mundësoj që sektorit privat do të jetë ai që do të përfitoj pasi që ai është bartësi kryesor i zhvillimit ekonomik."
Nga këto procese Kosova do të arrij stabilitet politik, social, do të përparoj në proceset integruese, tha kryetari i Odës.