19 Nëntor 2024

Krijohet unioni bankar gjithëpërfshirës

Vjenë, 22 janar - Komiteti Drejtues i Nismës Vjena II, që zhvilloi punimet këto ditë në Vjenë, të Austrisë, promovoi krijimin e një unioni bankar gjithëpërfshirës, me fokus të veçantë vendet joanëtare në rajonin e Evropës Juglindore.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në cilësinë e autoritetit përfaqësues të vendeve të Evropës Lindore dhe Juglindore, mori pjesë në këtë mbledhje të rëndësishme ku ndër të tjera theksoi se, “Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar të punojë për arritjen e një qëndrimi të gjerë rajonal mbi sfidat me të cilat ndeshen vendet joanëtare, për të prezantuar argumente të qarta pranë autoriteteve të Bashkimit Evropian (BE), lidhur me trajtimin e tyre.

Gjatë takimit u diskutua dhe u ra dakord mbi prioritetet që Nisma e Vjenës II do të ketë gjatë vitit 2014.

Burime nga Banka e Shqipërisë bëjnë të ditur se, monitorim i kujdesshëm i uljes së levës financiare (deleveraging) dhe ecurisë së kreditimit në Evropën Qendrore, Lindore dhe atë Juglindore si dhe trajtimi i çështjes së kredive me probleme në këtë rajon, janë çështje prioritare që do të ndjekë Komiteti Drejtues i Nismës Vjena II.

Ndërsa një vëmendje do t’i kushtohet rritjes së kreditimit dhe administrimit të rreziqeve të lidhura për të mbështetur rigjallërimin e kredisë në Evropën Qendrore, Lindore dhe atë Juglindore, ku perceptimi i rrezikut është ende i lartë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)