16 Nëntor 2024

Krijohet Rrjeti i bizneseve në Norvegji

Oslo, 2 tetor – Pas Rrjetit të bizneseve shqiptare në Suedi, Ministria e Diasporës dhe Rrjeti i bizneseve të diasporës shqiptare e vazhduan procesin e krijimit të rrjetit të bizneseve shqiptare edhe në Norvegji.

Para krijimit të rrjetit, u mbajt një takim parapërgatitor me përfaqësuesit e bizneseve shqiptare në Norvegji, si dhe u vizituan  bizneset më të suksesshme në Oslo dhe në rrethinën e saj, si: “Istogu Hustenger”, “Rema 1000”, “Soli Renhold Vedlikehold AS”, “Top Maler Bygg LTD”.

Konstatimi i nxjerrë nga këto takime, ku u diskutua për sfidat dhe sukseset e tyre, si dhe për rëndësinë e komunikimit midis tyre, ishte se mekanizmi më i përshtatshëm është rrjetëzimi.

Kështu, më 1 tetor, në Oslo, u mbajt  Forumi për themelimin e Rrjetit të bizneseve shqiptare në Norvegji.

Në këtë forum ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i MeD-së, z.Osman Shahini, i cili theksoi se e përkrah këtë projekt madhor. Ai i informoi të pranishmit edhe për rëndësinë e regjistrit të diasporës.

Naim Dedushaj, drejtor i Departamentit të Investimeve të Diasporës, nikoqir i projektit, foli rreth projektit, qëllimi i të cilit është përafrimi i bizneseve dhe i biznesmenëve shqiptarë në botë dhe bashkëpunimi mes tyre që, nëpërmjet projekteve të përbashkëta, të investojnë në trojet shqiptare. Gjithashtu, ai potencoi rëndësinë që kanë këto rrjete, rezultatet e  rrjetëzimit në 18 shtete të botës, etj.

Në anën tjetër, z. Besian Mustafa, drejtor i përgjithshëm i KIESA-s, i njoftoi afaristët e pranishëm rreth pakos së re fiskale.

Po ashtu, në forum ishin të pranishëm edhe kryetari i Rrjetit të bizneseve në Finlandë, z.Omer Nura, kryetarja e posazgjedhur znj. Saranda Iseni dhe përfaqësuesit e projektit DEED , të UNDP-së dhe ata të IOM-it.

Në fund të forumit, u zgjodh edhe kryesia prej 11 anëtarësh. Kryetar u zgjodh  z. Korab Thaqi,  nënkryetarë z. Albin Istogu dhe z. Agim Thaqi, sekretare znj. Liridona Gashi, dhe arkëtar z. Habil Kaloshi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)