16 Nëntor 2024

KREK kërkon ndaljen e keqtrajtimit të puntorëve

Prishtinë, 23 qershor - Këshilli i Rinisë Evropianë të Kosovës( KREK) e ka vlerësuar si arrogantë sjelljen e disa pronarëve të ndërmarrjeve në raport më punëtoret e veçmas më të rinjtë. 

Në një komunikatë dërguar mediave, Evropianët e rinjë të Kosovës janë shprehur se të rinjtë në Kosovë po nënçmohen për punën qe bëjnë. Puna që ata e kryen, nuk vlerësohet.

Nëse punon mirë askush nuk të vlerëson, por nëse bën një gabim në punë qortimet janë të mëdha, deri edhe me largim nga puna.

\"Për këtë të rinjtë në Kosovë, pas përfundimit të studimeve, më tepër dëshirojnë punësimin në sektorin publik se sa në atë privat”. thuhet ndër të tjera në komunikatën e KREK-ut, dërguar medieve.

\"Pikërisht këto sjellje nga sektori privat dhe një angazhim jo i madh i trupës punese të Inspektoratit punës po i demoralizojnë të rinjtë e vendit për tu orientuar në sektorin privat. Ndërsa në sektorin publik e kanë të pamundur të punësohen pa afërsi politike”, thuhet në komunikatën e KREK-ut.

Këshilli i Rinisë Evropianë të Kosovës ka ftuar organet e inspektoratit të punës qe të reagojnë më shumë dhe të jenë më të pranishme në këto biznese në mënyre qe ky fenomen të ndërpritet njëherë e përgjithmonë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)