16 Nëntor 2024

Kreditorët ndërkombëtare shkojnë në Greqi

Athinë, 26 korrik - Kreditorët ndërkombëtare janë nisur për në Greqi për të shqyrtuar kërkesën e kësaj të fundit për huanë e radhës.

Ata do të mbërrijnë nesër në Athinë për të shqyrtuar paketën e tretë të kredisë për Greqinë. Vizita e huadhënësve ndërkombëtare bëhet në kohën kur qeveria e Greqisë prapë ka kërkuar një kredi të re nga FMN.

Në një deklaratë për media, FMN-ja ka njoftuar se ka marrë një letër në të cilën autoritetet greke po kërkojnë një kredi të re.

Në mënyrë që të bien dakord për detajet, përfaqësuesit e FMN-së duhet të takohet me përfaqësuesit e partnerëve grekë.

Rikujtojmë se Greqia kishte fituar të drejtën për të kërkuar një borxh të ri nga FMN pas pagesës edhe pse të vonuar të këstit të radhës së borxhit ekzistues ndaj këtij institucioni i cili përkonte me shifrën e 2 miliardë dollarëve.

Ndërkohë bisedimet për paketën e tretë shpëtuese financiare ndaj Greqisë me kreditorët do pritej të vazhdonin ditën e djeshme në Greqi, por për shkak të protestave në vend ajo u shty për çështje sigurie. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)