Kreditorët i kërkojnë Greqisë përshpejtimin e privatizimeve
Athinë, 7 nëntor - Kreditorët ndërkombëtarë, që për momentin po negociojnë në Athinë për këstin e radhës për Greqinë, kërkojnë nga qeveria greke që të përshpejtojë procesin e privatizimit në pronën shtetërore.
Privatizimi i kompanive shtetërore është mes kushteve të kreditorëve për vazhdimin e ndihmës financiare për Greqinë.
Agjencia Greke për Privatizim njoftoi se po përgatit procedurat për shitjen e 1 000 nga 3 000 pronat shtetërore, prej të cilave pritet një fitim prej 4,5 miliardë eurosh.
Mes objekteve të propozuara për privatizim janë hotele, aeroporte, kompani të cilat menaxhojnë me portet në Pirea dhe Selanik, porte rajonale, autostrada \"Ignacia\", postën greke ELTA dhe objekte të tjera shtetërore.
Ministri grek i Financave, Janis Sturnaras deklaroi se programi privatizues i qeverisë po kryhet në mënyrë të suksesshme, ndërsa bizneset lidhur me këtë kanë sjellë të ardhura me vlerë prej 3,5 miliardë eurosh.