20 Nëntor 2024

Kreditorët e huaj shtojnë trysninë ndaj Greqisë

Athinë, 3 korrik - Kreditorët e huaj po e shtojnë trysninë ndaj Greqisë që të përmbushë premtimet për të shkurtuar shpenzimet qeveritare para se t’i japin këstin e ri të huasë.

Huadhënësit janë të pakënaqur me ritmet e shkurtimit të punonjësve të sektorit publik dhe me rritjen e deficitit si pasojë e shtimit të kostos së kujdesit shëndetësor.

Deri në mes të qershorit, 12 mijë punonjës shtetërorë duhet të ishsin vendosur në një program transferimi për punë të tjera, ose duhet të isshin pushuar brenda një viti, por  athina nuk e respektoi dot këtë afat.

Greqia, që ndodhet në vitin e gjashtë të recesionit dhe me një papunësi prej 25 përqindësh, kërkon të marrë këstin e ri prej 10 miliardë dollarësh nga paketa e shpëtimit.

Por shkurtimi i shpenzimve për të plotësuar kërkesat e kreditorëve nuk ka qënë i lehtë mes protestave të muajt të kaluar pas vendimit të qeverisë për të mbyllur stacionin publik ERT dhe pushimin e 2 mijë e 600 punonjësve të tij.

Huadhënësit, Banka Qendrore Evropiane, FMN-ja dhe vende të veçanta evropiane, po takohen me zyrtarët grekë në Athinë. Javën e ardhshme ministrat e financave të Eurosonës do të takohen për të vendosur për t’i dhënë apo Greqisë këstin e ri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)