15 Nëntor 2024

Kreditorët e Greqisë këmbëngulin për shkurtimin e shpenzimeve

Athinë, 10 prill - Kreditorët e Greqisë vazhdojnë të insistojnë që vendi të pakësojë me 300 mln euro shpenzimet e tij për mbrojtje, bën të ditur gazeta greke “Etnos”.


Botimi komenton, se kreditorët nuk pranojnë ndryshimin e situatës duke pasur parasysh krizën në rritje me refugjatët. Aktualisht aparati ushtarak merr përsipër barrën më të rëndë të krizës me refugjatët për shkak të përforcimit të ruajtjes së kufijve detarë dhe tokësorë dhe të ndërtimit të qendrave për pritjen e migrantëve.

Me pakësimin drastik të buxhetit për mbrojtje do të ulet forca ushtarake e Greqisë, kjo në praktikë do të thotë dobësimin e vetë Evropës – thekson botimi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)