Kreditë, që nuk mund të paguhen në Qipro, kanë arritur 26.5 mlrd euro

Nikozia, 29 mars - Kreditë e papaguara në Qipro rriten çdo muaj, kurse në fund të janarit kanë arritur 26.5 mlrd euro. Të dhënat janë të Bankës Qendrore të ishullit dhe tregojnë se kreditë problematike për bankat janë 40.85 për qind, kurse katër prej dhjetë kredive për blerjen e banesave nuk paguhen.
Në fund të janarit kreditë e marra nga ndërmarrjet dhe firmat kanë arritur 31.55 mlrd euro, kurse ato të papaguara kanë arritur 14.17 mlrd euro.