Kredibiliteti i Portugalisë ulet në A3 për shlyerjen e borxheve
Lisbonë, 16 mars - Agjencia ndërkombëtare e ratingut Moody's ka ulur me dy shkallë kredibilitetin e Portugalisë për shlyerjen e borxheve, dhe nuk përjashton një ulje të mëtejshme.
Vendi i zhytur thellë në borxhe tani klasifikohet në A3, bëri të ditur Moody's. Pasoja direkte për Portugalinë është shtrenjtimi i kredimarrjes.
Qeveria në Lisbonë të premten e kaluar u përpoq sërish të fitonte besimin e tregjeve financiare duke ashpërsuar programin e kursimeve.
Por tregjet presin që Portugalia ashtu si Greqia, në fund do të jetë e detyruar të kërkojë ndihma financiare nga paketa për shpëtimin e euros.