07 Nëntor 2024

Kredia përmes IuteCredit mund të merret edhe në Postë

Prishtinë, 7 dhjetor - Në Postën e Kosovë është krijuar mundësia për marrjen më të shpejtë dhe më të lehtë të kredisë pas marrëveshjes së nënshkruar sot me IMF Iutecredit, institucion mikrofinanciar me renome ndërkombëtare.

E tërë procedura që nga aplikimi deri te marrja e kredisë, në shumën deri në 500 euro, zgjatë vetëm një orë. Edhe kthimi i kësteve të kredisë bëhet në sportele të Postës së Kosovës.

Kryeshefi ekzekutiv Sejdi Hoxha ka falënderuar udhëheqësit e IMF Iutecredit Kosova për këtë projekt me Postën që është në interes të qytetarëve që kanë nevojë për kredi të shpejta.

Ndërkaq, kryeshefi ekzekutiv i IMF IuteCredit Shpend Maxhera dhe drejtori i saj financiar Besnik Livoreka premtuan se shërbimi i lansuar do të pasurohet edhe me oferta tjera atraktive, në një të ardhme të afërt.

Në këtë fazë, kredia e shpejtë - tërheqja e mjeteve - mund te behet në zyra postare në Prishtinë, por javët e ardhshme projekti do të zgjerohet edhe në qytete të tjera të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)