Krasniqi priti në takim ambasadorin francez Didier Chabert
Prishtinë, 3 nëntor - Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi priti sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert, udhëheqësin e Zyrës Regjionale të Thesarit Francez Jean-Marie Demange si dhe Atashenë Financiare Mathilde Hily.
Në këtë takim u diskutua për përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë Franceze që po i jep Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë zbatimi i Protokollit Financiar i nënshkruar më 5 korrik të këtij viti në vlerë 66 milionë Euro për financimin e Projektit të ujërave të zeza në Komunën e Prishtinës, Obiliqit si dhe Fushë Kosovës.
Të dyja palët u dakorduan që të procedohet me Marrëveshjen Financiare e cila ka rrjedhur nga Protokolli Financiar.
Marrëveshja në fjalë parashihet që gjatë ditëve në vijim të finalizohet dhe të nënshkruhet nga Ministri i Financave i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesi i Qeverisë Franceze.