19 Nëntor 2024

Krasniqi nuk e ka të sigurt votën pro buxhetit 2014

Prishtinë, 25 dhjetor - Sfidë për koalicionin qeverisës do të jetë miratimi i Projektligjit për buxhetin e vitit 2014, i cili në seancën e neserme do të jetë para deputetëve në lexim të dytë.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi pret debat në seancë, ndërsa nuk e ka të sigurt votën pro këtij buxheti nëse mbetet amendamenti, që përfshin shitjen e 75 për qind të aksioneve të PTK-së.

Në seancën e nesërme, ligjvënësit do ta kenë përpara Projektbuxhetin për vitin 2014. Përderisa pozita është shprehur e sigurt se projektbuxheti do të kalojë, një pjesë e opozitës ka paralajmëruar bojkot, nëse nuk hiqet amendamenti ku përfshihet edhe shitja e 75 për qind të aksioneve të PTK-së. Edhe vota e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi nuk është e sigurtë pro buxhetit 2014.

“Varet se si është përmbyllur krejt kjo. Natyrisht nëse mbetet amendamenti që e ka vështirë të mbetet për privatizimin ajo është një çështje që e ndërlikon dhe krijon vështirësi në miratimin e buxhetit. Meqenëse edhe vetë amendamenti i propozuar është pas kohe, sigurisht se do të nxisë një debat në Kuvend dhe varet nga zhvillimet që do të ndodhin aty”, tha Krasniqi.

Sipas tij, përfshirja e amendamentit, i cili e konsideron të miratuar raportin e Qeverisë lidhur me shitjen e 75 për qind të aksioneve të PDK-së, është i pakuptimtë dhe i panevojshëm.

“Unë e shoh krejt të paarsyeshme këtë. Nëse procesi i privatizimit ka qenë në rregull, nuk duhet ky votim. Nëse procesi që ka ardhur deri këto në privatizimin e PTK-së, nuk e legjitimon ky amendament. S’mund të legjitimojë dicka që ka qenë e paligjshme. Prandaj për mua ky amendament është krejt i pakuptimtë dhe krejt i panevojshëm”, tha ai.

Ndryshe, kundër projektbuxhetit për vitin 2014, tashmë janë shprehur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ende nuk e ka një qëndrim të qartë.

/RTK/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)