Krasniqi: Kosova humb mbi 100 milion euro në vit
Prishtinë, 27 korrik - Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi shprehet se fryrja e listave të veteranëve të luftës do t'i kushtojë buxhetit të shtetit mbi 100 milionë euro në vit.
"Sot po shoh se ka reagime në informatën se Kosova po humb 40 milionë euro nga fryrja e listave të veteranëve të luftës. Vetëm dua të ju përkujtoj se kjo është humbja më e vogël që do t'i kushtojë Kosovës. Kjo është humbja e parë e mjeteve nga FMN", ka shkruar Krasniqi në Facebook.
"Mos harroni se në deklarimet e mia shumë kohë më parë kam theksuar se humbjet nga ky veprim i ndërmarrë nga njerëzit e pandërgjegjshëm, do t'i kushtojë në vit Kosovës me humbje mbi 100 milionë euro në vit", ka skruar më tej Krasniqi.
Ai shton se nuk pret që këto gjëra t'i rregullojnë ata që për interesa personale kanë bërë këto veprime. Sipas Krasniqit, vetëm shteti ligjor dhe institucionet e shtetit duhet rregullar këtë çështje.