10 Maj 2024

Krasniqi: Kjo legjislaturë ka dalë nga zgjedhjet e vjedhura

Prishtinë, 3 tetor - Sot me inciativen e shefit të Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në Kuvendin e Kosovës është diskutuar procesi i privatizimit të ndërmarrjeve në Kosovë, është shoqëruar me debate të nxehta ndërmjet ligjvënësve.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, gjatë seancës plenare të së mërkurës ka kundërshtuar mënyrën e privatizimit në Kosovë, duke thënë se autoritetet nuk kanë bërë përpjekje për t\'i përmirësuar mangësitë e shënuara.

Krasniqi, madje, ka thënë se Kuvendi duhet të kërkojë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për ta ndërprerë privatizimin, përderisa nuk forcohet sundimi i ligjit në vend.

“Mungesa e ligjeve të mira, ekzistimi i liderëve mbi ligjin, së bashku me krimin e organizuar, janë argumente të fuqishme se privatizimi nuk po bëhet për të mirën e publikut ”, është shprehur kryeparlamentari Krasniqi.

Kjo legjislaturë, sipas Krasniqit, ka dalë nga zgjedhjet e vjedhura, institucionet pastaj kanë dalë prej atyre zgjedhjeve dhe, si të tilla, nuk e kanë legjimitetin e plotë për të privatizuar pasurinë publike.

“Ne, tash, pas rastit të hotelit ‘Grand\' po e dimë se ka pasur sekserë, të cilët kanë kërkuar miliona para, por tash duhet kërkuar kush është boss-i privatizimit”, ka theksuar Krasniqi.

Rasti “Grand”, të cilit i referohet kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka të bëjë me procesin e shoqëruar me akuza për afera korruptive të privatizimit të këtij hoteli në Prishtinë, proces ky ku janë përfshirë edhe emra të lartë udhëheqësish të institucioneve.

“Dikush mund ta akuzojë të ndjerin Dino Asanaj, por ai nuk ka qenë aq i fortë, ai nuk ka pasur truproja, që të jetë boss-i. Kush është boss-i i vërtetë? Këtë duhet ta tregojë gjyqësia, prokuroria dhe hetuesia”, ka theksuar Krasniqi.

Dino Asanaj, ish-drejtor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe njëherësh shtetas amerikan, sipas raportit të mjekëve ligjorë në Kosovë, kishte bërë vetëvrasje më 14 qershor 2012, duke i shkaktuar vetes 11 prerje dhe therje me thikë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)