Krasniqi, Hoxhaj e Shala para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave
Prishtinë, 11 nëntor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, u.d i Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Ferat Shala dhe drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Idriz Blakaj janë të ftuar në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për të raportuar për raportin e Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të ministrive që udhëheqin.
Komisioni fillimisht do të bejë shqyrtimin e Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare te Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2015, i ftuar ministri Memli Krasniqi.
Pastaj komisioni do të bejë shqyrtimin e Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare te Ministrisë së Punëve të Jashtme, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2015, i ftuar ministri Enver Hoxhaj, Ministër.
Gjithashtu do të shqyrtohet edhe Raporti i Auditimit për pasqyrat vjetore financiare te Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2015, i ftuar u.d i ministrit, Ferat Shala.
Dhe në fund Komisioni shqyrton Raportin e Auditimit për pasqyrat vjetore financiare te Agjencise për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2015, i ftuar z.Idriz Blakaj, Drejtor;