19 Nëntor 2024

Krasniqi e Wiegand diskutojnë për Buxhetin e Kosovës

Prishtinë, 11 nëntor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në takim shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Johannes Wiegand, shoqëruar nga Jose Sulemane, shef i FMN-së, për Kosovë.

Temë diskutimi në këtë takim ishte Projektligji për Buxhetin e Kosovës, për vitin 2014.

Fillimisht shefi i misionit të FMN-së, Johannes Wiegand, sqaroi se Projektligji për Buxhetin e Kosovës, për vitin 2014 është dorëzuar nga Qeveria në Kuvendin e Republikës së Kosovës, edhe në pajtim me FMN-në. 

Ai vlerësoi se buxheti është në rregull dhe se nuk pret të paraqitet ndonjë çështje problematike.

Wiegand theksoi se është shumë e rëndësishme që projektligji të shqyrtohet sa më parë në Kuvend, në lexim të parë, ndërkaq duke folur për çështjen e privatizimit të PTK-së, ai vlerësoi se ka mundësi që të gjendet një rrugëdalje.

Kryeparlamentari Krasniqi duke falënderuar shefin e misionit të FMN-së për vizitën e tij dhe punën e këtij institucioni tha se do të angazhohet që çështja e Buxhetit të shqyrtohet sa më parë në Kuvend.

“Do të jem për respektim të procedurave dhe në shërbim të miratimit të buxhetit”, tha kreu i Kuvendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)