KQZ gjobitet për tenderin e informimit publik për zgjedhjet
Prishtinë, 9 qershor - Pas ankesës së bërë nga Entermedia në lidhje me keqpërdorimet në tenderin Informimi Publik Zgjedhjet e Parakohshme 2014, me datën 4 qershor Entermedia ka pranuar vendimin 132-14 nga OSHP për rastin në fjalë.
Në këtë vendim të marrë nga OSHP-ja, konstatohen shkeljet ligjore të bëra nga KQZ në lidhje me tenderin Informimi Publik Zgjedhjet e Parakohshme 2014.
Me këtë rast OSHP ka marr ankesën e Entermedia-s si të bazuar dhe ka konstatuar shkeljet e mëposhtme ligjore:
1. KQZ ka shkelur Nenin 35 Paragrafin 3 të Ligjit të Prokurimit të Kosovës
2. KQZ ka shkelur Nenin 50 Paragrafin 4 të Ligjit të Prokurimit të Kosovës
3. KQZ ka shkelur Nenin 69 Paragrafin 7 të Ligjit të Prokurimit të Kosovës
Me këtë rast OSHP ka kërkuar që të anulohet kontrata e lidhur me Operatorin MDA, pasi që ajo është lidhur në kundërshtim me nenin 26 të ligjit të prokurimit të Kosovës.
Poashtu, për shkak të shkeljeve të bëra nga ana e KQZ-së, ajo është gjobitur për shpenzimet administrative të krijuara Entermedia-s në vlerë prej 350 euro.
Në bazë të këtij vendimi të aprovuar nga ana e OSHP-së, Entermedia do të vazhdoj me ndjekjen e procedurave ligjore, pasi mendohet se i tërë ky proces është bërë me paramendim. Andaj do të hapet padi penale dhe civile.