KQR miratoi formularët për regjistrimin e popullsisë
Prishtinë, 28 dhjetor - Sot në Zyrën e Regjistrimit të Popullsisë ne kuadër të Entit të Statistikës së Kosovës Komisioni Qendror për Regjistrimin e Popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave nën udhëheqjen e Kryetarit të saj prof. Dr. Rifat Blaku mbajti takimin e radhës ku temë diskutimi ishte shqyrtimi i miratimit të përmbajtjes së formularëve për regjistrimin e popullsisë.
Edhe pse formularët për regjistrim të popullsisë janë të standardizuar dhe të uniformuar me rekomandimet e Eurostat-it pati sugjerime dhe rekomandime nga anëtarët e KQR-së që kontribuojnë në kualitetin e regjistrimit të popullsisë.
Komisioni Qendror për Regjistrim në parim me disa plotësime miratoi formularët për regjistrim para finalizimit të tyre.
Në këtë takim poashtu Kryetari i KQR z. Blaku diskutoi në lidhje me formimin e Komisioneve Komunale për Regjistrim dhe kërkoi që sa më shpejtë të dërgohen udhëzimet e nevojshme për funksionalizimin e këtyre komisioneve tu dërgohen të gjithë kryetarëve të komunave të Kosovës.