23 Dhjetor 2024

KPK organizon sesion informues rreth masave të qeverisë për ekonominë

Prishtinë, 8 nëntor - Klubi i Prodhuesve të Kosovës sot ka organizuar një sesion informues rreth implementimit të masave të fundit  të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për zhvillimin ekonomik të vendit.

Qeveria e Republikës Kosovës,  ditë më parë ka prezantuar operacionalizimin e masës 2.1 – Mbështetja për kredi investive dhe masës 2.4 – Rritja e eksportit.

Qëllimi i organizimit të këtij sesioni informues, ishte shqyrtimi konkret se çka përbejnë këto masa, por edhe cilat janë përfitimet e drejtpërdrejta të prodhuesve nga këto masa. I pranishëm në këtë sesion ishte edhe vetë ministri i Financave, Punës, dhe Transfereve, z. Hekuran Murati.

Sipas Ministrit Murati, miratimi i këtyre dy masave synon që ekonomia vendore të fokusohet në prodhim e eksport, ashtu që të kemi rritje ekonomike të qëndrueshme, e cila është e izoluar dhe  ju bën ballë forcave të jashtme të inflacionit.

Ai gjatë këtij sesioni shpalosi detajet lidhur me kushtet dhe kriteret e përfitimit të këtyre masave, të cilat në esencë synojnë zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe rritjen e punësimit.

Ministri Murati shpjegoi që masa 2.1 parasheh subvencionimin e kredive investive për bizneset prodhuese në vlerë prej 20% të kredisë, subvencionimi i kredive për bizneset në pronësi të grave në vlerë prej 20%, por edhe 10% subvencionimin e kredive për bizneset që kanë nevojë për likuiditet.

Kurse masa 2.4, parasheh mbështetjen financiare për prodhuesit deri në 10,000 euro për ngritjen e kapaciteteve të stafit menaxherial apo për certifikim profesional, por edhe subvencionim deri në 20,000 euro për ngritje të kapaciteteve për stafin e angazhuar në prodhim.

Po ashtu kjo masë parasheh edhe subvencionimin deri në 50,000 euro për brendimin dhe marketingun e produkteve apo për pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare, si mundësi e gjetjeve të tregjeve të reja.

​Bizneset prodhuese të cilat ishin pjesëmarrës në këtë sesion patën rastin që t’i shtronin pyetje z. Murati dhe sqaruan kërkesat konkrete të tyre.

Gjithashtu, ministri Murati tregoi që me këto masa Qeveria e Kosovës do të vazhdoj mbështetjen për prodhuesit vendor në ringjalljen ekonomike të vendit.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)