Kostot e katastrofat natyrore rrezikojnë ekonominë botërore
New York, 11 maj - Katastrofat natyrore mund të reduktojnë ndjeshëm pasuritë botërore me 1 500 miliardë dollarë për shkak të rreziqeve të larta ekonomike nga katastrofat, sipas një raporti bërë publik sot në Gjenevë me rastin e Konferencës 3-të të OKB-së për reduktimin e rrezikut të katastrofave.
Sipas këtij raporti, rreziqet ekonomike të lidhura me katastrofat janë trefishuar 40 vitet e fundit, duke kaluar nga 525,7 miliardë dollarë në 1.580 miliard.
Në fakt, potenciali i humbjeve ekonomike për vendet e pasura shkaktuar nga përmbytjet është rritur me 160 për qind në 30 vjet, ndërsa për ciklonet ai është rritur me 262 për qind, shpjegohet në këtë dokument.
"Rreziku i humbjeve të pasurive i lidhur me katastrofat rritet sot më shpejt sesa koha për vënien e këtyre pasurive", paralajmëron nga ana e tij koordinatori i raportit, Andrew Maskrey.
Kështu, humbjet nga katastrofat janë shpesh aq të mëdha sa ato që pëson një vend nga inflacioni tepër i lartë apo nga një konflikt i armatosur, këmbëngul ai.