15 Janar 2025

Kostoja e stuhisë Sandy arrin në 50 miliard dollarë

New York, 3 nëntor - Numri i viktimave nga Sandy po rritet, ndërsa dëmet në pjesën verilindore bëhen më të dukshme.

Shtetet e goditura po luftojnë t’i kthehen normalitetit, tre ditë pas goditjes së uraganit.

Mbi 80 persona kanë humbur jetën, 37 prej tyre në New York City dhe shumë të tjerë konsiderohen të humbur.

Shumë prej banorëve shpërfillën thirrjet apo paralajmërimet e autoriteteve për të mos dalë nga shtëpia.

Rreth 4.6 milionë persona ende nuk kanë energji elektrike. Në të gjithë rajonin e goditur ka mungesa të karburantit.

Në New York nisi të funksionojë shërbimi i metrosë, megjithëse 4 nga shtatë tunelet janë ende të mbuluar nga uji.

Tre aeroportet, La Guardia, Xhej Ef Kej dhe Njuark vijuan shërbimet e tyre si normalisht.

Guvernatori i Neë York-ut, Endrju Kuomo, urdhëroi të enjten Gardën Kombëtare të shpërndajë ndihma për një milionë banorët e prekur nga stuhia.

Ai vendosi në krye të përparësive; të moshuarit dhe të vobektët. Kuomo shpalli gjendjen e emergjencës për transportin. Të enjten dhe të premten, udhëtarët nuk do të kenë nevojë për bileta.

Në New Jersey, mbi 20 mijë banorë kanë mbetur të bllokuar në shtëpi. Garda Kombëtare po ndihmon në shpërnguljen e tyre.

Në Jersey City është vendosur ora e ndalim-qarkullimit. Sipas njërës prej firmave, kostoja e stuhisë është 50 miliardë dollarë, dy herë më shumë se shifra që qarkullonte më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)