19 Nëntor 2024

Kostoja e jetesës në Bullgari u rrit 46 për qind

Sofje,24 janar - Që kur Bullgaria u bë anëtare e BE-së kostoja e jetesës u rrit me 46 për qind – nga 196 euro për muaj deri në 287 euro në fund të vitit 2013. Këtë e tregon një anketimi i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura.

Shkaku kryesor për këtë rritje janë shtimi i çmimeve e kontrollit të energjisë elektrike me 35 për qind, të ngrohjes me 45 për qind dhe të çmimeve të mallrave akcize me afro 89 për qind. Kjo tregon mundësitë e dështuara në realizimin e politikës barazuese midis të ardhurve dhe shpenzimeve.

Për një periudhë të vazhdueshme nga viti 2008 deri në vitin 2010, indeksi i produktit të brendshëm bruto për frymë të popullsisë mbeti i pandryshueshëm 44 për qind, përderisa në vendet e BE-së – ai është 27 për qind. Dy vitet e mëpasshme – 2011 – 2012 indeksi u rrit deri në 47 për qind, por megjithatë mbeti më i ulëti në krahasim me të ardhurat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)