17 Nëntor 2024

Kostoja e draft-strategjisë së ujërave arrin në 600 milionë euro

Pejë, 6 mars - Në kuadër të projektit “Mbrojtja e Lumenjëve” të mbështetur nga Ambasada Amerikane, Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) mbajti në Pejë një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar gjendjen e ujërave në këtë komunë.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hazir Çadraku tha se draft-strategjia kombëtare e ujërave 2014-2033 është e një rëndësie strategjike, pasi rregullon çështjen e ujërave për një periudhë afatgjatë 20 vjeçare me mundësi rishikimi çdo 5 vjet.

“Strategjia e ujërave ka për qëllim rregullimin e shfrytëzimit të ujërave në mënyrë sa më efiçiente,  si ujit të pijshëm e poashtu edhe ujërave që përdorën per ujitje. Mbrojtja nga kontaminimi i ujërave të patrajtuara apo kanalizimeve dhe kontaminuesve tjerë potencial, të cilët përmbajnë elemente kimike helmuese, si dhe parandalimi i vërshimeve përmes rregullimit të shtretërve të lumenjëve dhe terreneve tjera janë objektiva tjera të rëndësishme të strategjisë”, shtoi ai.

Sipas z. Çadraku kostoja totale e strategjisë kap shifrën prej 600 milionë euro, miratimin e së cilës pritet ta konfirmojë Ministria e Financave. Pas aprovimit të kostos pritet procedimi i  mëtejmë i saj në Kuvend, ndërsa miratimi nga Kuvendi pritet të bëhet në gjysmën e dytë të vitit 2015, sqaroi ai.

Nga ana tjetër, drejtori për bujqësi, pylltari dhe hidroekonomi në komunën e Pejës, Mehdi Mulaj si problem kryesor potencoi mungesën e ujit të pijshëm dhe të ujitjes në kohën e verës. Si zgjidhje për këtë çështje ai theksoi nevojën e identifikimit të vendeve ku mund të krijohen akumuluesit e ujit me qëllim të krijimit të rezervave të ujit.

Sa i përket vërshimeve që ndodhin në komunën e Pejës, drejtori për mbrojtje dhe shpëtim Muhamet Mahmutaj, identifikoi si shkaktar ndërtimin e objekteve të ndryshme në vendet nëpër të cilat kalon rrjedha e ujit si dhe shkatërrimi i shtretërve të lumenjëve nga operatorët ilegal që nxjerrin zhavorr.

Duke folur më tutje për gjendjen e lumenjëve në komunën e Pejës, Demë Dashi nga Drejtoria e Inspekcionit tha se ndotja e lumenjëve në Pejë vjen si pasojë e shkarkimit të ujërave të zeza në rrjedhën e lumenjëve. Sipas tij, gropat septike që ndodhen në shumicën e vendbanimeve rurale, shkaktojne ndotjen e ujërave nëntokësore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)