Kosovës i mungon strategjia zhvillimore ekonomike
Prishtinë, 23 qershor - Rekomandimet e komunitetit të biznesit për politikat fiskale, duhet të merren seriozisht nga institucionet dhe sa më shumë kërkesa që biznesi i drejton Zyrës së Komunitetit të Biznesit në kuadër të Kuvendit të Kosovës aq më shumë do të duhet të merren institucionet, tha Agim Shahaini, kryesues i Zyrës së Komunitetit të Biznesit të Kuvendit të Kosovës gjatë diskutimit të kornizës së re ligjore.
Ai tregoi se kjo zyre u funksionalizua për herë të parë në vendin tonë dhe rëndësia e së cilës do të jetë madhe, pasi që bëhen bashkë biznesi dhe deputetët.
Gjendja e ekonomike në Kosovë është tejet e rëndë. Situatën më së miri e tregojnë shifrat ku në vitin paraprak janë shuar 39.4% e bizneseve të regjistruara në Kosovë, kurse në ato vendore rreth 20% e ndërmarrjeve janë mbyllur. Kjo na shqetëson tej mase, sepse krahas këtyre ëhstë rritur edhe numri i të papunëve dhe mbi 100 mijë qytetarë kanë braktisur shtetin,tha Agim Shahini.
Kryesuesi i Zyrës së Komunitetit të Biznesit të Kuvend, tha se ende nuk është bërë një reformë e thellë ligjore edhe përkundër premtimeve të njëpasnjëshme për lehtësira të bërjes dhe rritjes së biznesit dhe zhvillimit ekonomik, por shifrat janë të kundërta.
Bizneset vazhdojnë të ballafaqohen me probleme të natyrave të ndryshme, ndërsa me funksionalizmin e zyrës, shqteësimet do të adresohen tek institucionet, tha kryesuesi i Zyrës së Komunitetit të Biznesit të Kuvend.
Agim Shahini shtoi se vendit ende i mungon dokumenti bazë që është strategjia zhvillimore ekonomike.
Arif Elshani, nënkryetar i Odës Ekonomike, tha se iniciativat e tilla të krijimit të zyrave të komunitetit të biznesit në institucione, janë shumë të rëndësishme dhe se zyra do të jetë në funksion të adresimit të kërkesave e shqetësimeve të komunitetit të biznesit tek deputetët e parlamentit.
Sipas tij edhe në institucionet tjera të krijojnë zyra të tillë.
Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomie Amerikane në Kosovë, u zotua se bashkarisht me të gjitha asociacionet e biznesit do të jenë në shëbrime të sektorit privat sidomos atij prodhues.
Ai shtoi se krijimi dhe funksionalizimi i zyrës në Kuvend, ka rëndësi jetike për komunitetin e biznesit, por deputetët mos ti injorojnë shqetësimet që kanë bizneset, por timarrain seriozisht dhe të heqin barrierat.
Ai shpalosi edhe komentet e integruara të shoqatave të bizneseve për projekt ligjet tatimore, duke këkruar nga deputetët që ti eliminojnë barrierat tatimore.
Shpend Balija, nga Zyra e Komunitetit të Biznesit, tha se nëse nuk merren parasysh dhqetësimet e bizneseve, nuk mund të ketë as zhvillim e rritje ekonomike.
Sipas tij është momenti i fundit që institucionet të veprojnë në atë mënyrë që të kemi zhvillime.
Safete Hadërgjonaj, zëvendës kryetare e Komisionit për Buxhet e Financa në Kuvend, tha se edhe në të kaluarën janë përpjekur që sipas mundësive që të bëjnë të pamundurën për lehtësira për bizneset, por jo gjithëherë janë arritur rezultate adekuate.
Ajo tregoi se janë në shqyrtim të pakos fiskale të bërë ngë Qeveria dhe shqyrtimi po ecën si duhet në grupet punuese ku janë inkorporuar dhe rekomandimet e bizneseve me qëllim të përmirësimit të klimës së biznesit.
Fatmir Rexhepi, anëtarë i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Tregëti, Industri e Infrastrukturë në Kuvend, tha se të gjitha ato barriera që ishin dhe ekzistojnë duhet të eliminohet.
Sipas tij roli i sektorit privat ka rëndësi të madhe për zhvillimin e shtetit dhe për këtë duhet që ti kushtohet prioritet më i madh që të ketë edhe zhvillim më të mira. Ai premtoi se do të punojnë edhe më shumë në mbikqyrjen dhe zbatimin e ligjeve nga ana e Qeverisë.
Nuk munguan as diskutimet nga përfaqësuesit e bizneve dhe u prezantuan rekomandimet për Qeverinë, Grupet parlamentare dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës për 3 Projektligje, përfshirë këtu Projektligji për TVSH, Projektligji për TAK dhe TAP.
Sinqerisht Zyra për Media e Zyrës së Komunitetit të Biznesit në kuadër të Kuvendit të Kosovës