25 Dhjetor 2024

Kosovarët shpenzuan 10 milion euro për vikend në Shqipëri dhe Mal të Zi

Prishtinë, 13 prill - Kryetari i AKB-së, Agim Shahini prezantoi një studim hulumtues nga data 9-11 prill 2021 në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi, se sa qytetarë vizituan këto vende për të kaluar vikendin dhe festen e Kushtetutës së Kosovës,  apo siç e quajtën disa kosovar vikendi relaksues  në Shqipëri dhe në Mal të Zi.

Për këto katër ditë Kosovën e lëshuan rreth 30 mijë qytetarë, biznesmen, politikan zyrtar e sportistë  që kaluan për 3-4 ditë  kryesisht në Durrës, Tiranë, Shëngjin,  Vlorë, Sarandë,  Ulqin e Budvë,  duke shpenzuar mesatarisht  100 euro në ditë duke përfshirë akomodim e ushqim, pije, transport ,blerjet dhe shoping familjar, dhuratat, taksën rrugore, sigurim kufitar, internet e impulse telefon ishin kryesisht shpenzime elementare por këto mund të jenë edhe më të larta pas që kryesisht  në vizita të tilla relaksuese nuk kursehet.

Më veti bartin një kapital rreth: 20%  të qytetarëve nga 300-500 euro, në xhepa, 30%   nga 500-1000 euro , 20% nga 1000 -1500 euro, 15% nga 1500-2000 euro, 10% nga 2000-3000 euro dhe 5%   nga 3000-5000 euro.

AKB vlerëson  se kosovarët shpenzuan  rreth 10 milion  euro për këtë vikend  në Shqipëri e Mal të Zi pasi që Qeveria zbatoj masat kufizuese dhe mbylljen e qendrave tregtare, hoteleve ,restoranteve dhe kafiterive  në Kosovë.

Studimi i AKB zbulon se mbi 90% e shpenzojnë të gjithë kapitalin  që e bartin me veti, kosovarët në Shqipëri e Mal të Zi shpenzojnë  më shumë për të provuar dhe shijuar  ushqime të ndryshme sidomos ato të detit më shumë se në Kosovë.

Vetëm 5% të vizitorëve nga Shqipëria  kalojnë vikendin në Kosovë në kushte normale  kundrejt kosovarëve që shkojnë në Shqipëri.

Këtë vikend nuk kishte vizitor nga vendet regjionale në Kosovë për shkak të masave kufizuese në vendin tonë.

Numri i vizitorëve këtë vikend  ishte përafërsisht  i njëjtë sikur në  vitit 2019 kur ishte koha normale pa pandemi.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)