Kosovarët në Hungari edhe si investitor të suksesshëm
Sot një delegacion i AKB-se po viziton Budapestin dhe investitorët tone te cilët ne këtë shtet po i japin imazh te mire Kosovës, si investitor, e jo vetëm si azilkërkues, si qe jemi mësuar te vinë lajme dhe pamje te tmerrshme neper kampet e Hungarisë.
Rasti me i mire është vizita ne Fabrikën e bukës \"Korona Peksek\", e pronarit Ali Menxhiqi, i cili këtu ka ardhur si investitor dhe ka punësuar me shume se 15 punëtor dhe investimet kane kaluar mbi 500.000 euro, kjo konsiderohet si storie e suksesit te kosovareve ne Hungari.
Ai tha se nuk ishte e lehte qe te marr rrugën e kurbetit ne vitet e mëhershme, por duke falënderuar qeverinë hungareze dhe lehtësirat për investime, ai ka arrit te përfiton fonde, por edhe mbështetje nga qeveria lokale, e cila e ka integruar dhe e ka liruar nga shume taksa ne fillim te investimeve te veta.
Ai thotë , se, po qese Kosova do te kopjon praktikat e mira te këtij shteti , shume lehtë do te zhvillon ekonomin dhe do te ktheheshim edhe ne me investime ne Kosove.
Agim Shahini Kryetar i AKB-se, tha se jam tepër i lumtur qe këtu takoj kosovar si investitor dhe jo vetëm si azilkërkues, te cilët dy viteve te fundit ishte nje fluks i madh i tyre neper kufi e Hungarisë.
\"Investimi i juaj kthen vëmendjen e Qeverise Hungareze dhe qytetarëve te saj se kosovaret janë te suksesshëm ne ndërmarrësi dhe shpejt integrohen.\"
\"Lehtësirat për investime qe i keni këtu, ato do te mund të jen modalitet për Kosovën, po qese ne dëshirojmë te rritim ekonomin dhe sektorin privat. Nuk ka asgjë me te vlefshme, kur diasporën ton takon neper bote, si investitor, administrator dhe deputet neper vendet evropiane, e qe kane origjine shqiptare.\"
\"Jeni te mirëpritur, ju dhe bashkombasit tjerë, që të inkurajoni edhe investitorët hungarez që të vinë ne Kosovë, sepse perspektiva e Kosovës dhe potencialet e saj të pashfrytëzuara janë më te mëdha se çdo vend ballkanik\", theksoi ai.
Menxhiqi falënderoj delegacionin e AKB-se për vizitë dhe tha se kjo me bënë më të fortë se dikush nga Kosova po interesohet për ne.