18 Nëntor 2024

Kosovarët kanë 2.43 miliardë euro të depozituara në banka

Prishtinë, 25 qershor - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se gjatë tremujorit të parë të 2014, gjithsej depozitat në sistemin bankar arritën vlerën 2.43 miliardë euro,duke shënuar rritje vjetore prej 7.1 për qind.

Sipas BQK-së, kontribues kryesor në rritjen e depozitave vazhduan të jenë depozitat e ekonomive familjare të cilat përfaqësojnë 73.7 përqind të gjithsej depozitave, dhe shënuan rritje vjetore prej 7.2 përqind.

\"Në pjesën e mbetur hyjnë depozitat e ndërmarrjeve me pjesëmarrje prej 20.4 përqind, të cilat shënuan rritje vjetore prej 4.7 përqind, dhe depozitat tjera me pjesëmarrje prej 5.9 përqind të cilat shënuan rritje vjetore prej 15.2 përqind. Rritja e vazhdueshme e depozitave në bankat komerciale tregon për një stabilitet të sektorit bankar\", thuhet në raportin e BQK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)