Kosova vuan nga sekreti në marrëdhëniet mes qeverisë dhe biznesit
Prishtinë, 13 korrik - Instituti Demokratik i Kosovës dhe Transparency International, ka publikuar sot një raport i cili tenton të hedhë dritë mbi financimin e partive politike në Kosovë.
Ky raport ka për qëllim të identifikojë problemet themelore dhe teknike, duke krahasuar legjislacionin që rregullon financim politik dhe implementimin e ligjeve në fuqi.
Të gjeturat e hulumtimit tregojnë që Legjislacioni në fuqi nuk është edhe aq i dobët, edhe pse nevojiten disa ndryshime, problemi kryesore qëndron tek implementimi.
Në konferencën për media, Besian Bicurri, analist në KDI, ka thënë se 90% e dimensioneve të hulumtuara në këtë raport nuk zbatohen, dhe mos implementimi rrallëherë sanksionohet nga KQZ-ja.
Sipas tij, të gjeturat e raportit tregojnë se Kosova po vuan nga sekreti në marrëdhëniet mes qeverisë dhe biznesit, veçanërisht rreth donacioneve, dhe në shpenzimin e parave të taksapaguesve.
Ka ende probleme se si partitë politike marrin fonde dhe donacione në Kosovë. Mungesa e kontrollit publik mbi flukset e parave në mes të partive politike dhe biznesit, krijon një mjedis ku ndikimi mbi politikën dhe kontratat publike mund të blihen, ka thënë Bicurri.
Sipas tij, edhe mirëmbajtja e kontabiliteti është e papranueshme sepse stafi që menaxhon financat e partive politike është i pakualifikuar dhe jo-profesional. Raportimi tek KQZ-ja mbetët i dobët.
Në shumicën e vendeve në rajon, përdorimi i formave të standardizuara gjatë raportimit është i domosdoshëm. Sidoqoftë, kjo nuk ndodhë në Kosovë.
Besueshmëria e raporteve financiare ka marrë notë të dobët sepse KQZ-ja për saktësinë e informatave, në tërësi mbështetet në firma private të auditimit dhe ka mungesë të mbikëqyrjes nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm.\"
\"Edhe zyrtarë të KQZ-së kanë pranuar që ky institucion nuk është kompetent dhe nuk ka kapacitet për të verifikuar informatat të cilat ata i pranojnë, ka shtuar ai. Raportet Financiare po ashtu nuk janë të detajuara.
Legjislacioni aktual u lejon KQZ-së, OJQ-ve dhe votuesve që të kontrollojnë saktësinë e informatave të ofruara në raporte. Sidoqoftë, në praktikë, partitë politike nuk zbulojnë detajet e plota të donatorëve të tyre dhe detaje tjera me rëndësi.
Sipas raportit, gjobat nuk janë të mjaftueshme. Në raportin e auditorit për vitin 2010, shumë shkelje të bëra nga partitë politike janë zbuluar por nuk janë dënuar. Në raportin e KQZ-së për punën vjetore dhe aktivitetet e KQZ-së për Kuvendin e Republikës së Kosovës, shuma totale e sanksioneve në vitin 2011 ka qenë 2,700 euro, që në mesatare do të thotë 451 euro për parti politike që kanë qenë të dënuar.
\"Nëse partitë politike marrin 10,000 euro, dënimi prej 450 eurosh nuk është asgjë duke e pasur parasysh që ata do të kenë në dispozicion edhe 9.549 euro. KQZ pra duhet të ketë zero tolerancë dhe ti gjobisë partitë politike për çdo shkelje te ligjeve dhe rregulloreve.
Mbikëqyrja nga KQZ-ja është dobët. Burimet që dëshirojnë të mbesin anonime besojnë që: KQZ-ja është një institucion pa dhëmbë dhe shumë lehtë mund të mashtrohet duke modifikuar librat e kontabilitetit varësisht nga nevojat e tyre, theksohet në raport.
Më poshtë janë një numër rekomandimesh të dala nga raporti për institucione të ndryshme relevante:
Rekomadime gjenerale:
· Te gjitha raportet e partive politike, pra raportet origjinale që ju dërgojnë KQZ-së, raportet e auditimit, si dhe shuma e gjobave të publikohen në internet në faqen e KQZ-së.
· Të hyrat e realizuara në formë të shërbimeve duhet të regjistrohen në kundërvlerën monetare të shërbimit sipas çmimeve aktuale në treg.
· KQZ-ja duhet të punësojë auditorëve profesional / të certifikuar për të kontrolluar sistematikisht raportet që partitë politike paraqesin.
· Të gjitha transaksionet duhet të ekzekutohem nëpërmjet një llogarie bankare, si dhe pragu 100 euro duhet të eliminohet tërësisht.
· Të rriten gjobat.
· Të ndalohen të gjitha donacionet nga ndërmarrjet private nëse janë në marëdhënie kontraktuale me institucionet e Kosovës (rekomandin që vjen edhe nga Komisioni Evropian ne raportin e fundit për liberalizimin e vizave).
Rekomandime për partitë politike:
· Të profesionalizojnë administratën/stafin që përgatit raportet financiare.
· Të caktojnë një individë përgjegjës për publikun.
· Të haping ueb-faqe dhe të publikojnë raportet e tyre, si dhe regjistrin me informata të detajuara të kontribuesve të tyre.