23 Dhjetor 2024

Kosova vuan nga numri i madh i ankesave në prokurim me rreth 70 përqind

Prishtinë, 4  nëntor - Demokraci Plus ka mbajtur tryezën diskutuese në të cilën është publikuar raporti “Raporti i monitorimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit”.

Ky raport shqyrton vendimet dhe praktikën e OShP-së për të vlerësuar se sa efektive kanë qenë masat të cilat janë ndërmarrë dhe sa ka qenë e paanshme OShP-ja në ndarjen e drejtësisë për palët.

Pjesëmarrës në tryezë ishin përfaqësues nga Organi  Shqyrtues i Prokurimit, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, pjesëtarë të shoqërisë civile, ekspertë të fushës, përfaqësues të mediave si dhe zyrtarë të prokurimit nga komunat e Kosovës.

Gjetjet kryesore të raportit u prezantuan nga Agon Hysaj, i cili ndër të tjerat theksoi se numri i ankesave në vitin 2020 ka shënuar rritje të madhe, me 203 ankesa më shumë të dorëzuara se sa në vitin 2019.

Sipas Hysaj-t gjetjet nga ky raport tregojnë për mungesë të konsistencës ndërmjet një numri të vendimeve të OShP-së të cilat bien në kundërshtim me vendimet paraprake.

Problem tjetër është edhe dhënia e rekomandimeve të gabuara për operatorët ekonomik, nga ekspertët.

Ndërsa përfaqësuesi nga Organi Shqyrtues i Prokurimit – Visar Basha, pohoi se pajtohet me gjetjet dhe rekomandimet e Demokraci Plus, për gjendjen në OShP.

Kurse Jeffrey Woodhams nga DAI – konstatoi se Kosova vuan nga numri i madh i ankesave në Organin Shqyrtues të Prokurimit – rreth 70 përqind, krahasuar me Britaninë e Madhe që numrin e ankesave e ka 0.01 përqind.

Duke u bazuar në gjetjet e raportit, dhe monitorimin e vazhdueshëm të OShP-së,  D+ propozon këto rekomandime për të përmirësuar vendimmarrjen nga OShP:

    OShP të mos aprovojë pjesërisht ankesat vetëm për të mos konfiskuar tarifën e ankesës. OShP do të duhej që të konfiskojë më shpesh tarifat;

    OShP të krijojë një databazë të avancuar të vendimeve të saj, në mënyrë që ta ketë më të lehtë gjetjen e vendimeve për një çështje të caktuar, kështu që të sigurohet konsistencë në vendimmarrje;

    T’i bëhet matje e cilësisë të secilit ekspert, duke përcjellë suksesin e rekomandimeve të tij/saj, afatin e trajtimit të lëndëve dhe indikatorë të tjerë, për të përcaktuar nëse duhet të mbahet si i tillë në OShP apo të zëvendësohet me të tjerë;

    OShP t’i kushtojë vëmendje më të madhe zbatimit të vendimeve të saj, duke krijuar mekanizma monitorues të zbatimit të vendimeve dhe të aplikojë masa ndëshkuese për AK të cilat nuk i zbatojnë vendimet apo të cilat shkelin afatet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)