18 Nëntor 2024

Kosova, vendi më i varfër në Evropë, parajsë për politikanët

Prishtinë, 16 mars - Kosova është vendi më i varfër në Evropë, por është parajsë për politikanët. Shumë nga ta i shfrytëzojnë pozitat në llogari të trashjes së pasurisë personale.

Raportet ndërkombëtare në Kosovë tregojnë se, ky është ndër vendet më të korruptuara. Brenda shtetit ka organizata e individë që kanë ngritur zërin vazhdimisht kundër kësaj dukurie. Ramadan Ilazi është njëri ndër ta.

Për një kohë Ilazi ka drejtuar Lëvizjen Fol, një organizatë e themeluar të mbështesë qytetarinë aktive, të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike për të kontribuar në qeverisje të mirë dhe në parandalim të korrupsionit.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, Ilazi ka folur për shkaqet që e kanë prodhuar këtë situatë. Ka treguar edhe arsyet e mungesës së ndëshkimit të korrupsionit. Po kështu, ka dhënë edhe arsyet për tolerancën që shoqëria kosovare po tregon ndaj kësaj kaste politikanësh të korruptuar e të pandëshkuar.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)