19 Maj 2024

Kosova, vend i favorshme për investimet turke

Prishtinë, 25 korrik – Megjithëse përpjekjet e institucioneve të Kosovës, që Kosova të jetë një vend i favorshme për të thithur më shumë investime të huaja direkte, ajo ende nuk ka përgatitur një ambient atraktiv për investitorët e huaj, ndërsa  disa projekte të cilat do të mund të ishin joshës për investitorët e jashtëm, kanë dështuar për shkak të përgatitjeve jo të duhura dhe joserioze të Qeverisë së Kosovës, siç është “Kosova e Re” dhe shitja e PTK-së.

Kështu thuhet në hulumtimin e Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale (STRAS), “Kosova mes Lindjes dhe Perëndimit, investimet e huaja direkte, si faktor i zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm”, hulumtim i cili u prezantua sot nga drejtues të kësaj qendre. Sipas hulumtimit, investimet turke pritet të rriten në mënyrë rapide në vitet në vijim.


Ibrahim Rexhepi, drejtor ekzekutiv i STRAS-it, ka deklaruar se kompanitë turke janë prezent në Kosovë, në projekte të mëdha, pasi që Turqia është vend me ndikim në rajon, me një rritje të madhe ekonomike dhe nuk është prekur nga kriza dhe nga problemet e borxheve.


“Investimet turke në Kosovë, në këtë fazë janë të vogla, mirëpo Turqia është vend në ardhje, nëse kemi parasysh dy projektet  e mëdha investive si ANP dhe KEDS-i, nga viti 2007 deri në vitin 2011, investimet turke janë vetëm 82 milion euro, apo 4.4 për qind në total, dhe se në të ardhmen investimet turke do të jenë më të mëdha, kur kemi parasysh projektet nëse realizohen investimet në ANP dhe KEDS në shumën e premtuar, atëherë totali i tyre do të sillet diku 400 milion euro, që është sa është shuma e investimeve të huaja në vitin 2007 që ka qenë niveli më i lartë i investimeve në Kosovë.”, ka theksuar ai.

Sipas tij qasja e investimeve të huaja direkte, ka qenë preokupim i vazhdueshëm i Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të tjera, mirëpo nëse analizohen të arriturat e deritashme, nuk mund të thuhet se është arritur një optimum i kënaqshëm.

Rexhepi, si oferta më konkrete përmendi koncensionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ku janë premtuar 100 milion euro investime dhe privatizimi i Furnizimit dhe Distribucionit të KEK me një çmim prej 26.3 milion euro, ndërsa me investime të premtuara direkte 200 deri në 300 milion euro, kurse si projekte në pritje ka përmendur projektet “Kosova e re” dhe privatizimi i PTK-së. Ai po ashtu tha se procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore nuk ka qenë atraktiv dhe nuk ka sjellë investitorë seriozë në Kosovë dhe se problem për investitorët e mundshëm potencialë mbetet statusi ndërkombëtar i Kosovës dhe situata në veri të vendit

Problematikë e investimeve mbetet statusi ndërkombëtar i Kosovës si dhe një jostabilitet, përkatësisht problematikë që ndërlidhet me situatën në veri të vendit. Në vitet 2007-2011, totali i investimeve sipas Bankës Qendrore të Kosovës, është një miliard e 800 milion euro, ku vërehet pjesëmarrja më e madhe që është nga Gjermania, Austria e Zvicra. Këtë e kisha ndërlidhur me koncentrimin e madh të diasporës kosovare në këto tri vende. Në këtë periudhë pjesëmarrja e Turqisë është vetëm 4.4 për qind”, tha ai.
Si segment i veçantë i këtij hulumtimi, është relacioni Kosovë-Turqi, për shkak të disa projekteve kapitale, ku janë të angazhuara kompanitë private, duke filluar nga autostrada, pastaj koncensionimi i aeroportit, privatizimi i KEDS-it, në të cilat janë të përfshira kompanitë turke.

Ndërsa Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, ka vlerësuar si të dëmshëm përmendjen e shifrave për shitjen e PTK-së, duke pohuar se Qeveria ka marrë hapa të fuqishëm për ta rritur vlerën dhe konkurrueshmërinë e PTK-së. Ai po ashtu i quajti joprofesionale debatet të cilat janë bërë rreth privatizimit të KED-sit dhe çmimit të ofruar prej 26.3 për qind.

“Kosova nuk ka fuqi blerëse e cila do të jetë atraktive për investimet e huaja, por vetë hyrja në marrëveshjen për tregti të lirë siguron një bazë, baza legjislative është jashtëzakonisht e favorshme për investime dhe se Kosova duhet të ofrojë më shumë mundësi për investime të huaja direkte”, ka theksuar ai.

 “Ne besojmë që Kosova ka filluar të hapet, por duhet të hap edhe më shumë oportunitete, mundësi të reja për investime të huaja të drejtpërdrejta. Ju e dini sa shumë ka pasur debate se po zvogëlohen investimet, s’po zvogëlohen, ka apo s’ka atraktivitet. Përafërsisht, prej vitit 2007, hiq vitin 2007, i cili ka qenë viti që janë bërë investime dhe në procese të privatizimit më shumë, pjesa tjetër është relativisht stabile, bile me një trend të rritjes së investimeve të huaja të drejtpërdrejta, të cilat, në një formë apo tjetër, japin sinjale të mira për zhvillim të mëtutjeshëm”, tha ai.

Ndërsa Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë dhe Industrisë tha se Gjithmonë në opinion publik debatohet mbi nivelin apo uljen e nivelit të investimeve të huaja. Prag merret viti 2007, ku kemi pasur nivelin më të lartë të investimeve në Kosovë 440 milion euro, për shkak të procesit të privatizimit, i cili ka qenë proces joideal dhe si proces i përcjellë me mjaft të meta. Kemi vërejtur një rënie nga viti 2007 deri në vitin 2009 gjegjësisht prej vitit 2010 ka filluar trend pozitiv.

“Kosovën vitet e fundit e ka përcjellë një agjende politike më shumë se ekonomike, investimet e huaja direkte shihen si një dalje nga kriza dhe nga niveli i lartë i papunësisë dhe varfërisë. Ajo tha se edhe pse është vërejtur një rënie e investimeve të huaja nga viti 2007, në  vitin 2011 investimet e huaja kanë pësuar një trend pozitiv, duke arritur në 394 milionë euro.
 “Vitin që lamë pas, e kemi përfunduar me një trend pozitiv dhe kemi arritur në 394 milion euro”, tha Kusari.

Kurse këshilltarja e kryemistrit Thaçi, Mrika Kotorri ka deklaruar se qeveria e Kosovës, po bënë përpjekje që të krijojë kushte sa më të mira për të thithur më shuam investime të huaja direket që do të bënte që të përmirësohet mirëqenia e qytetarëve të Kosovës.

“Qeveria më të gjithë mekanizmat e saj dhe të huaj punon me planin e saj ekonomik, i cili parasheh reformë ekonomike dhe hapje të mundësive për të pasur një ekonomik te lirë të tregut dhe të zhvillim të qëndrueshëm”, ka theksuar ajo.   

 
Kurse Jose Sulemane, përfaqësues i FMN-së në Kosovë tha se Kosova është një vend i ri dhe ballafaqohet me sfida të mëdha.
Sulemane: Kosova ka shumë sfida
“Tri sfida me të cilën ballafaqohet ekonomia e Kosovës, është nevoja për një rritje të gjerë, përmirësim të kualitetit të jetës dhe mirëqenies sociale dhe qeverisja e llogaridhënia. Këto çështje duhet të jenë në kokat e institucioneve, sepse kanë ndikim në sektorin privat dhe investimet e huaja. Sfida afatmesme makroekonomike është që të ketë një ekonomi konkurruese dhe të zhvillohet një sektor i tregut, që të zëvendësohen importet. Modeli apo mënyra që po shkon tani, nuk është i qëndrueshëm. Kosova është shtet i ri dhe ka nevojë për shpenzime kapitale dhe shoqërore dhe se kjo krijon presion tek politik bërësit”, tha ai.

Ndryshe, STRAS në hulumtimin e tij rekomandon ngritje të efikasitetit, begatim të ofertës dhe eliminim të barrierave burokratike, qoftë në nivel qendror, qoftë në atë lokal.

Ndryshe hulumtimi i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale (STRAS), “Kosova mes lindjes dhe perëndimit”-IHD, s faktor i zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm , nuk ka për qëllim aq më shumë që të merret me përvojat individuale të investitorëve, por të prezantoj vëllimin  dhe rrugët e ardhjes së kapitalit të huaj në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)