16 Nëntor 2024

Kosova vazhdon të ketë nivel të ulët të borxhit publik

Prishtinë,  5 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës,  zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, zotëri  Bedri Hamza, i cili ia dorëzoi raportin për vitin 2014.

Presidentja Jahjaga u njoftua nga guvernatori Hamza se Kosova gjatë vitit 2014 ka mbajtur një normë pozitive të rritjes ekonomike dhe vazhdon të reflektoj nivel të kënaqshëm të stabilitetit fiskal dhe financiar.

Ai tha se Kosova vazhdon të ketë nivel të ulët të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik, ndërsa çmimet gjatë vitit 2014 kanë qenë në harmoni me trendët globale dhe me një normë të ulët të inflacionit.

Guvernatori Hamza tha se edhe sektori bankar është i qëndrueshëm dhe me shkallë të lartë të kapitalizimit.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi punën që po bën Banka Qendrore e Kosovës dhe theksoi nevojën që ky institucion të vazhdojë angazhimin në ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare të vendit.

Ajo tha se prioritet i institucioneve të vendit është zhvillimi ekonomik, përmes krijimit të kushteve të favorshme të biznesit për investitorët e huaj por edhe për afaristët vendor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)