05 Maj 2024

Kosova treg i favorshme për sistemin bankar

Prishtinë, 4 gusht - Kosova ka nevojë më shumë për barakat të reja që do ët krijonin më shumë mundësi për klientët, por që do ët shtonin më shumë edhe kapitalin e huaj në vend.

Guvernatorit i BQK-së, Gani Gërguri, ka bërë me dije se Kosova është një treg i favorshme për sistemin bankar.

Ai po ashtu ka njoftuar se ka pasur shumë interesim për të shikuar mundësitë për të investuar ne sistemin bankar në vend edhe hapjen e bankave të reja.

“Në BQK ka pasur të interesuar për të hapur banka të reja. Tani për tani e kemi një aplikacion nga një bankë nga Turqia dhe ne jemi në fazën fillestare të shqyrtimi të tij”, ka thënë ai.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini ka vlerësuar se çdo bankë që vjen në Kosovë, do të kontribuoj që të ketë më shumë kapital të huaj në Kosovë dhe do të korion më shumë mundësi që të ketë më shumë investime të huaja.

Sipas tije dhe bankat turke që kanë ardhur në Kosovë, kanë krijuar më shumë mundësi për klientë që të zgjedhin se nga cila bankë do të mund të marrin më shuam shërbime.

“Bankat turke që kanë ardhure në Kosovë, kanë bërë që edhe bankat tjera, që dalin me oferta të reja për kredi, paraqitja e një bankë turke që në këtë për të operuar në Kosovë, është një dëshmi që Kosova dhe Turqia, kanë bashkëpunim në të gjitha fushat”, ka thënë ai.

Kurse Lumir Abdixhiku, drejtor i institutit Riinvest, ka vlerësuar se deri tani nëse krahasohet për nga numri i bankave komerciale në vend, Kosova është mjaftë e ngjeshur, ndonëse sipas tij hapësirat për banka të reja janë të mjaftueshme.

“Sektori bankar në vend ka qenë mjaft atraktiv për nga perspektiva e profitit, prandaj si i tillë ka qenë pranues i bankave të ndryshme”, ka theksuar ai.

Sipas tij sistemi bankar në vend për nga pronësia është i diversifikuar mjaft, madje bankat më të mëdha në Kosove, ato që kanë pjesën më të madhe të tregut vijnë nga vendet perëndimore.

“Bankat turke kanë një pjesë minore të tregut dhe janë shumë larg dominancës”, ka thënë ai për gazetën.

Në Kosova tani për tani operojnë 8 banka, prej të cilave dy janë më pronësi vendore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)