Kosova të thellojë marëdheniet ekonomike me Malin e Zi
Prishtinë, 6 mars - Delegacionet e Odave Ekonomike të Kosovës dhe malit të Zi kanë biseduar sot lidhur me thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve dhe dy institucioneve më të mëdha të komunitetit të biznesit në dy shtete.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhali, duke i përshëndetur mysafirët të cilët i udhëheqtë kryetari i OE të Malit të Zi Velimir Mijushkovic theksoi se qëllimi i këtij takimi është qe përmes dialogut dhe përmes përvojës te gjendet një mundësi se si mund të forcojmë edhe me tutje bashkëpunimin.
Ju e dini qe Mali i Zi i ka prioritetet e saj sa i përket logjistikes dhe transportit. Ju e dini qe kur kemi te bëjmë me raportet ne mes te Kosovës dhe Serbisë nuk mund te analizohet asgjë dhe te flitet nga aspekti teknik e mos te marr një konotacion politik .
\"Ju e keni informacionin qe para do kohe ne Mal te Zi ka qene për vizite kryetari i Serbisë Nikolic me ekipin e tij dhe përpos kësaj kane qene edhe delegacione te ndryshme te afaristeve te Malit te Zi ne Serbi ku kane biseduar se si te avancohet bashkëpunimi dhe një prej temave kyçe ka qene se si te gjendet mundësia e lëshimit te shfrytëzimit te hekurudhës ne mes te Kosovës, Serbisë dhe përmes Serbisë te shkohet ne Mal te Zi, ka thënë kryetari i Odës .
Gërxhaliu u angazhua për punimin e studimit të e fizibilitetit për ndërtimin e lidhjes hekurudhore nga Podgorica ne drejtim te Kosovës dhe do te kërkohen edhe lehtësime për shfrytëzimit te hekurudhës ekzistuese.
Që bashkërisht te kemi një mundësi te qasjes ne fonde te ndryshme evropiane qe kjo hekurudhë te modernizohet dhe te shfrytëzohet dhe e treta se si ta bëjmë mundësin qe ju e dini se Feronikeli, Trepça ,KEK-u shfrytëzojnë sasi te mëdha te lendeve te para dhe tju japim mundësinë qe përmes shfrytëzimit te portit te Tivarit dhe te porteve te tjera te rritet partneriteti ne mes te hekurudhës te Kosovës dhe te Malit te Zi dhe kështu te ndikohet ne uljen e shpenzimeve për diku rreth 1 500 mije tone i xeheve te ndryshme, tha Gërxhaliu.
Kryetari i Odes Ekonomike te Malit te Zi Velimir Mijushkovic iu falënderua OEK-ut për organizimin e këtij takimi.
Siç thamë edhe me pare ne jemi sot këtu me një pune konkrete me një iniciative qe vërtet ne njëfarë mënyre do te duhej jo vetëm si ide por ta zhvillojmë maksimalisht dhe te jemi te qëndrueshëm ne këtë iniciative për avancimin e bashkëpunimit tone ne këtë pjese qe ka te beje me transportin dhe logjistiken qe mund te ofroj Porti i Tivarit dhe Hekurudha e Malit te Zi ne transportin e mallit nga Kosova dhe ne drejtim te Kosovës.
Kryetari Mijushkoviq theksoi se Porti i Tivarit është një resurs i madh rajonal qe ka mundësi dhe mund te shfrytëzohet me shume, por për fat te keq ka sa u përket çështjeve teknike dhe qe ne esence qëndron ne problemet politike ne relacionet Kosovë Serbi.
Ai u angazhua për rezultate konkrete dhe të kapshme nga takimet e tilla siç ishte ky sot.