20 Nëntor 2024

Kosova të kyçet në gazsjellësin TAP

Prishtinë, 16 gusht -  Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se janë duke bërë përpjekje që Kosova të kyçet në projektin e Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP).

Qeveria e Kosovës ka shfaqur synimet për të përfituar nga Gazsjellësi Trans-Adriatik (TAP), i cili do të kalojë nëpër territorin e Shqipërisë. Kalimi i një dege të gazsjellësit nga Shqipëria edhe në Kosovë është synimi i Qeverisë së Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, thënë se që nga bërja publike e këtij projekti kryeministri Thaçi dhe ai personalisht janë angazhuar në takime të ndryshme me Shqipërinë dhe me qeveritë e shteteve të BE-së, të cilat janë aksionare në këtë projekt, që edhe Kosova të përfshihet në TAP. Hoxhaj ka thënë se Kosova duhet të jetë vendkalim i këtij burimi të rëndësishëm natyror.

Sipas tij, nëse kjo do të bëhej e mundur, Kosova do të përfitonte si në rrafshin gjeostrategjik, por edhe atë ekonomik.

“Kyçja e Kosovës në TAP do të krijonte të ardhura vjetore të qëndrueshme. Në rrafshin ekonomik do t’i sillte Kosovës diversitet në burimet energjetike dhe padyshim se qytetarët e Kosovës do të kishin çmime më të ulëta të furnizimit me energji nëpërmjet këtij gazi”, ka thënë Hoxhaj, në intervistën për “Epokën e re”. 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)