18 Nëntor 2024

Kosova të fokusohet në prodhim

Prishtinë, 1 shtator -  Kryetari i Odës Tregtare Kosovare Turke (OTKT), Ahmet Mithat Milli, ka deklaruar se rritja ekonomike në Kosovë duhet të zhvillohet nëpërmjet sektorit privat.

 Sipas tij, Qeveria e Kosovës në këtë drejtim duhet ta hartojë një rrugë udhëzuese dhe të zhvillojë politika stimuluese. Ai ka thënë se, pasi me kapitalin vendor Kosova ende nuk ka fuqi të mjaftuar, përveç tregtisë, duhet drejtuar në sektorin e prodhimtarisë.

Në këtë intervistë dhënë për “Epokën e re”, kryetari i OEKT-së, Ahmet Mithat Milli, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës me anë të disa reformave ka arritur ta përmirësojë mjedisin e investimeve dhe të bërit biznes, por ky proces duhet të vazhdojë dhe duhet punuar edhe në drejtim të politikave stimuluese në këtë fushë.

“Për investitorët e huaj stabiliteti është faktor primar për planifikime afatgjata, pasi është me ndikim të veçantë.

Më pas, për të vendosur rreth investimit, shteti duhet të përmbajë në vete avantazhe të caktuara. Këto përveçse mund të jenë politika stimuluese të mundësuara nga vetë shteti, faktorë të rëndësishëm janë edhe pozita gjeografike e shtetit, fuqia punëtore, qasja në lëndë të para apo produkte gjysmë të përpunuara, promovimi i produktit final”, është shprehur ai.

Mirëpo sa iu përket politikave tregtare, Milli ka thënë se duhet pasur parasysh se asnjë investim nuk bëhet për të prodhuar vetëm për Kosovën.

“Në këtë kontekst, është me rëndësi që Kosova të formojë politika të përbashkëta me shtete fqinje dhe së bashku t’i eliminojnë procedurat e panevojshme doganore mes vete”, është shprehur ai, duke shtuar se asetet apo investimet në sektorin e ndërtimtarisë nuk gjenerojnë një lëvizje të madhe në sektorin real dhe nuk zhvillojnë industrinë e prodhimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)