14 Maj 2024

Kosova si vendet e rajonit

Prishtinë, 11 prill - Kosova përballet me sfida të mëdha politike dhe ekonomike. Ndërkaq për përshpejtimin e rritjes ekonomike në Kosovë nevojitet tërheqja e investimeve të huaja, e njëkohësisht reformat në administratën publike.

Kështu tha eksperti i çështjeve ekonomike nga Sllovenia, Andrej Horvat, i cili mbajti te mërkurën një ligjëratë rreth politikave rajonale dhe ndikimit të tyre në shpejtimin e rritjes ekonomike.

Politikat e çdo shteti duhet të vihen në funksion të rritjes ekonomike. Eksperti i çështjeve ekonomike nga Sllovenia, Andrej Horvat, ka deklaruar se vendet e rajonit, në mesin e tyre edhe Kosova, kanë pasur rritje ekonomike, pavarësisht krizës në shumë vende të Eurozonës. Ai thotë se nxitja e rritjes varet nga organizimi i brendshëm i administratës dhe financave publike.
“Në përgjithësi, gjatë vitit të ardhshëm do të kemi rritje me të madhe ekonomike sesa tani, ndryshon nga vendi në vend. Por shqetësimi kryesor për çdo shtet tani, si edhe për Slloveninë, është që të shkurtojë deficitin buxhetor dhe të nxisë rritjen ekonomike përmes investimeve. Kjo është çështja, por kjo e tëra do të shoqërohet me riorganizimin e sektorit publik të shtetit”, ka pohuar Horvat.
Ndonëse nuk është njohës i mirë i rrethanave të Kosovës, Horvat ka pranuar se Kosova ka shumë sfida, kurse zbatimi i reformave varet nga vullneti politik, thotë ai.

“Pa dyshim ju keni shumë sfida këtu, por sfida kryesore është ajo politike dhe mendoj se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian është një proces, në të cilin institucionet duhet të ndryshojnë, të reformohen, të përshtaten dhe duhet të ndryshojë mentaliteti, të bëhen më praktik dhe të shkojnë drejt përparimit dhe pasurimit”, ka theksuar Horvat.

Horvat ka potencuar se rritja ekonomike në Kosovë është shumë e ultë për të ndikuar në reduktimin e varfërisë dhe uljen e shkallës së papunësisë, që janë akoma shumë të larta. Ndryshe, duke komentuar çështjen e euros dhe rrezikun e dështimit të saj si monedhë evropiane, Horvat tha se pas hyrjes në Eurozonë, Sllovenia ka pasur përfitime të shumta, në radhë të parë kjo ka ndikuar në rritjen e imazhit të atij shteti për tërheqjen e investitorëve të huaj. Ndaj ai shfaqi bindjen se Euro nuk do të dështojë. Në ligjëratën e tij ai përmendi edhe shumë shembuj të shteteve të rajonit, duke dhënë rekomandime përkatëse rreth ndikimit të politikave në përshpejtimin e rritjes ekonomike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)