Kosova si shtet ka rreth 2 miliard euro jashtë shtetit
Prizren, 28 prill - Ministri i Financave Besim Beqaj, ka thënë sot në Prizren, se Fondi për punësim dhe zhvillim do të ketë qëllim kryesorë zvogëlimin e papunësisë, krijimin e kushteve për punësim të të rinjve dhe zhvillimin e ekonomik të vendit.
Fondi është i destinuar që ato mjete rreth 1.5 miliardë eurosh, për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, gjithmonë duke pasur nevojën dhe duke pas parasysh mundësinë e financimit cilësor për biznesin tonë Ka thënë ministri Beqaj gjatë ligjëratës të mbajtur para studentëve të Universitetit Ukshin Hoti në Prizren dhe ka shtuar se qëllimi parësorë i këtij fondi është zvogëlimi i papunësisë duke krijuar vende të reja të punës dhe përkrahja e fortë e zhvillimit ekonomik të vendit.
I pari Ministrisë së Financave, ka thënë se Kosova si shtet ka rreth 2 miliard euro jashtë shtetit, të cilat deri më tani ishin vështirë te kthehen për shkak se nismat që janë marrë janë bllokuar nga institucionet ndërkombëtare që i kemi pasur këtu.
Tani Kosova ka mundësi për të bërë ndryshimin e legjislacionit dhe ti kthejë këto mjete në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit ka thënë ministri Beqaj.
Ai tha se fondi nuk do të fokusohet vetëm në ndërmarrësit e rinj por edhe te ndërmarrjet e mesme, të cilat kanë nevojë për zgjerim të kapaciteteve të tyre, si dhe te korporatat të cilat sipas gjitha gjasave do të duhej të hyjnë në tregun e vet, e jo vetëm të Kosovës por edhe në tregun rajonit.
Ministri Beqaj theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të sigurojë transparencë maksimale për mënyrën e përzgjedhjes së kompanive ftuese dhe shpërndarjen e këtyre mjeteve.
Pra është një fond i cili në fokus ka ndërmarrësin, është një fond i cili në fokus ka zhvillimin ekonomik. Dhe ne jemi duke marrë të gjitha masat dhe ndryshimet e nevojshme legjislative të cilat duhet të ndodhin për të rikthyer këto mjete, ka thënë ministri Beqaj.
I pari i Financave të vendit tha se gjatë këtyre ditëve ka pas shumë komunikime anë e këndë Kosovës, me shumë biznese, për të shpalosur idenë e fondit të punësimit dhe të zhvillimit, por njëkohësisht për të marrë edhe ide të reja nga bizneset në mënyrë që të shihet se sa ju shkon për shtati dhe cilët janë hapat që duhet të ndërmerren nga ana e shtetit për të krijuar një fond të tillë.
Njëkohësisht Qeveria e Republikës së Kosovës ka vlerësuar se duhet te jen disa parakushte për themelimin e fondit, siç janë lehtësimi për investime të reja. Keni qenë dëshmitarë këtyre ditëve që ne kemi marrë disa vendime për lehtësimin e investimeve te reja.
Ministrinë e Financave në bashkëpunim me biznesin ka marrë vendimin për lehtësime të cilat këtyre ditëve do te jetësohen edhe me vendim Qeverie. Është heqja apo pushimi nga taksat për 3 deri 7 vite për të gjitha investimet e reja në Republikën e Kosovës. Është fjala për krijimin të vendeve të punës , prej 30 vende të punës deri në 150 vende do të shkon prej 3 deri në 7 vite.
Dhe këtu do të hiqen taksat në korporata respektivisht do të hiqet TVSH-ja e cila deri më tani është rimbursuar pas 6 muajsh, por do të hiqet në start në mënyrë që ndërmarrjet të mos kenë problem më kapitalin e tyre qarkullues nga momenti që dëshirojnë për të bërë investime, tha ministri Beqaj.
Aktualisht në komunikim me komunitetin e biznesit është duke u punuar në identifikimin e listës tjetër plotësuese potenciale për lirimin nga taksa doganore për lëndët e para dhe pajisjet të cilat janë pjesë e prodhimit, gjithnjë në funksion të realizimit të synimit që fondi i punësimit dhe zhvillimit të gjejë zbatim të plotë në praktik, tha ministri i financave.