14 Nëntor 2024

Kosova shënon Ditën Ndërkombëtare të Akreditimit

Prishtinë, 17 qershor - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Akreditimit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), respektivisht Drejtorin e Akreditimit e Kosovës (DAK), në bashkëpunim me Zyrës ndërlidhëse të Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes një konferencë shënuan solemnisht këtë ditë.

Të pranishëm në këtë organizmi ishin përfaqësues të institucioneve relevante kosovare, përfaqësues të komunitetit të biznesit të kësaj fushe, si dhe përfaqësues ndërkombëtarë dhe të donatorëve që mbështesin MTI-në.

Dita e Akredimit, në tërë botën, shënohet si një nismë globale, që është inicuar nga Forumi Ndërkombëtar i Akreditimit  dhe Laboratori Ndërkombëtar i Bashkëpunimit për Akredim, për të ngritur vetëdijen mbi rëndësinë e akreditimit në përgjithësi.
Në fjalën e tij, zëvendësministri i MTI-së, Avni Kastrati tha se Akreditimi është fusha thelbësore në sistemin e infrastrukturës së cilësisë në një vend, që duhet të sigurojë  funksionimin e sistemit të infrastrukturës së cilësisë sipas standardeve përkatës për vlerësimin e kompetencës së Trupave të Vlerësimit të Konformitetit (TVK). Po ashtu, ai potencoi se institucionet e Kosovës janë duke kontribuar në vendosjen e kritereve dhe të standardeve teknike për produkte dhe shërbime sipas standardeve që kërkohen nga BE-ja, si dhe po krijohen mekanizma për zbatimin e tyre.

“Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit për Kosovën ka favore të mëdha, mirëpo ne e dimë se ato favore përcillen edhe me obligime, që ne duhet t’i kryejmë nëse dëshirojmë që produktet tona të gjejnë vend në tregun evropian”, potencoi zëvendësministri Kastrati, duke precizuar se laboratorët duhet të jenë të akredituar për t’i verifikuar produktet që do të eksportohen.

Edhe përfaqësuesi i Zyrë së Bashkimit Evropian në Kosovë, Libor Chlad, sugjeroi se për t’i eksportuar produktet, Kosovës i duhet një bazë e shëndoshë industriale, duke përgatitur mallra kualitative për eksport. “Në Kosovë duhet të ekzistojë një bazë e shëndoshë industriale për eksport dhe për këtë aspekt nevojitet një akreditim. Gjithashtu, legjislatura e krijuar kërkon mallra kualitative,” u shpreh Chlad.

Ndërsa, Ibush Luzha, udhëheqës i Drejtorisë për Akreditim dhe Zhvillim, në kuadër të DAK-së, bëri një prezantim rreth të arriturave të DAK-së gjatë periudhës njëvjeçare, ku bëri të ditur se tashmë janë të akredituara 38 trupa vlerësues, prej tyre 30 janë laboratorë vlerësues, 1 laborator kalibrues,  8 trupa inspektues, ndërsa 4 trupa të vlerësimit të konformitetit janë në procedurë për akreditim.

Në fund të konferencës iu ndanë certifikata të akreditimit të TVK-ve të akredituar përfaqësuesve të laboratorëve dhe trupave inspektuese të fushave të ndryshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)