05 Nëntor 2024

Kosova shënon Ditën Botërore të Akreditimit

Prishtinë, 10 qershor - Sot Kosova do të festojë Ditën Botërore të Akreditimit. Dita Botërore e Akreditimit është një nismë globale, e themeluar bashkërisht nga Forumi Ndërkombëtar i Akreditimit (FNA) dhe Bashkëpunimi për Akreditim Ndërkombëtar të Laboratorëve (BANL), për të ngritur vetëdijen për rëndësinë e akreditimit.

Si në vitet e kaluara, kjo ditë do të kremtohet në të gjithë botën me organizim të ngjarjeve të mëdha kombëtare, seminareve dhe mbulim nga shtypi dhe mediat, për të ofruar mundësinë për të eksploruar se si akreditimi mund të ndihmojë për të krijuar një botë më të sigurtë dhe për të mbështetur bizneset, qeveritë dhe rregullatorët për të gjetur vegla të standardeve, vlerësimit të konformitetit dhe akreditimit për t'i mbështetur ata në këtë qëllim.

Në Bashkimin Evropian, kremtohet nga anëtarët e Bashkëpunimit Evropian për Akreditime (BEA).

Tema e këtij viti fokusohet në atë se si akreditimi siguron vlera të shtuara për zinxhirët e furnizimit.

Zinxhirët e furnizimit ofrojnë një rol jetësor në shpërndarjen e produkteve dhe shërbimeve për konsumatorët, bizneset dhe sektorin publik në kohë të duhur, me kosto efikase dhe në mënyrë cilësore.

Akreditimi dhe, me të, edhe veglat e tjera të infrastrukturës së cilësisë siç janë standardet, metrologjia dhe vlerësimi i konformitetit, sigurojnë vegla gjerësisht të pranuara që ndihmojnë në pajimin me vlerë të zinxhirit të furnizimit. Këto vegla ndihmojnë besimin dhe sigurinë, duke mundësuar besimin në produktet finale dhe shërbimet dhe në mënyrën se si ato plasohen në treg dhe përdoren.

Ngjarja do të nxjerrë në pah pikëpamjet e folësve kryesorë mbi rolin e akreditimit në mbështetje të ekonomisë së Kosovës, si dhe përditësimet e tanishme të politikave. Do të prezantohet simboli i ri i akreditimit, dhe organet testuese të akredituara kohët e fundit do të marrin certifikatën e tyre.

Kremtimi i Ditës Botërore të Akreditimit është pjesë e një sërë ngjarjesh të Fushatës së Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik "Të Flasim për ekonomi" të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Organizohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DAK) e Kosovës, e cila është pjesë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me projektin e financuar nga BE-ja "Mbështetja e Lëvizjes së Lirë të Mallrave në Kosovë", projekt i impementuar nga IBF International Consulting. Gjatë kremtimit do të zbulohet logoja e re e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit (DAK).

Fushata "Të Flasim për ekonomi" fokusohet në shfaqjen e angazhimit të BE-së në progresin ekonomik të bërë tashmë në Kosovë, si dhe përfshirjen e tanishme dhe të ardhshme në perspektivat zhvillimore të saj.

Fushata fokusohet në shembuj konkret të krijimit të vendeve të punës, investimeve të huaja dhe zhvillimit të suksesshëm të sektorit privat, angazhimit të rinisë dhe grave në sektorin afarist, përkrahjen në trajnime në vend të punës, zhvillimin e startup-eve dhe ndërmarrësisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)