18 Nëntor 2024

Kosova së shpejti me Fond Zhvillimor për Ndërmarrësi

Prishtinë, 28 shkurt - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se qeveria e tij, së shpejti, do të marrë vendim për themelimin e Fondit Zhvillimor për Ndërmarrësi dhe Punësim.

"Pas pjesëmarrjes në Konferencën Investive të BERZH në Londër, mund të konfirmoj që së shpejti Qeveria e Kosovës do të merr vendimin për themelimin e Fondit Zhvillimor për Ndërmarrësi dhe Punësim”, ka thënë kryeministri Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ky fond sipas tij do të bazohet në një pjesë të mjeteve financiare prej 1 miliard euro të ri-atdhesuara, që shteti i Kosovës ka në bankat e jashtme.

Po ashtu Thaçi ka theksuar se ky Fond do të krijojë mundësi të reja të përkrahjes së punësimit dhe zhvillimit ekonomik, duke përdorur praktikat më të mira investuese.

Fokusi i fondit, sipas Thaçit, do të jetë në përkrahjen për ndërmarrësit e rinj dhe ndërmarrjet e vogla, për ndërmarrjet e mesme, për korporata, për projektet e Partneritetit Publiko-Privat, si dhe në këshillëdhënie për tërheqje të investitorëve nga jashtë.

"Ky fond është komplementar dhe i pasuruar edhe nga burime të jashtme, si fondet e BE-së për zhvillim ekonomik dhe bankat zhvillimore evropiane."

"Analizat tregojnë se ky Fond do të ketë impakt të fuqishëm në rritje të GDP-së dhe punësimit", ka theksuar ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)