30 Prill 2024

Kosova pranohet në Konstituencën Belgo-Austriake të BB

Washington, 8 tetor - Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala në përbërje të të cilit janë zëvendes Ministri Bedri Hamza dhe ushtruesi i detyrës së Guvernatori Gani Gërguri si dhe drejtorët e departamenteve kryesore të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një seri takimesh me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Gjithashtu  Ministri Shala sot  u takua edhe me Willie Kickens, drejtor ekzekutiv për Konstituencën Belgo-Austriake, ku gjate këtij takimi u bë edhe pranimi zyrtarë i Republikës së Kosovës në Konstituencën Belgo-Austriake, Konstitunecë kjo që tani e tutje do ta përfaqësoj Kosovën në Bordin e Drejtorëve të Bankës Botërore.