Kosova pranë marrëveshjes me FMN
Washington, 25 prill - Drejtori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Gani Gërguri thotë se janë hedhur hapa përpara në drejtim të një marrëveshjeje me Fondin Monetar Ndërkombëtar për mbylljen e hendekut të financimit.
Gërguri që ndodhej në Washington për takimet e pranverës së FMN-së dhe Bankës Botërore, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se nëse efektet e krizës globale prekin Kosovën ndikimi do të ndjehej së pari tek eksportet, dërgesat e emigrantëve dhe investimet e huaja.
"Vizita në FMN ishte mjaft e sukseshem nga pikpamaje e Fondit Monetar për shkak se definitivisht është pranuar performanca shumë e mirë e treguar e autoritetve tona në relacion me përmbushjen e detyrave në prag të nënshkrimit të një marrvëshje të re më FMN-në", ka theksuar ai.
Sipas Gegruit Kosova pritet te hyjë në një program të ri me FMN, një shumë e cila sipas tij do të jetë e mjaftueshme për të mbyllur hendekun e financimit në vlerë monetare mbrrin në 107 milionë euro