18 Nëntor 2024

Kosova po ngec në zhvillim ekonomik

Prishtinë, 8 gusht - Njohësi i çështjeve ekonomike në vend dhe ligjërues në Kolegjin ISPE, Nexhat kryeziu, ka thënë se Kosova nuk po ecën drejt zhvillimit ekonomik, pavarësisht se në disa fusha ka pasur përparime.

Në këtë intervistë për “Epokën e re” ai ka thënë se një problem që mund të lë pasoja për të ardhmen ekonomike të vendit, është mungesa e reformave strukturore, të cilat, sipas tij, do të bënin që sektori privat të ketë më shumë zhvillim në hapjen e vendeve të reja të punës. Kryeziu ka deklaruar se Kosova po ballafaqohet edhe me një problem tjetër, atë me parat e mërgimtarëve që nuk po investohen në Kosovë, por po dalin jashtë.

\"Pavarësisht treguesve pozitivë të rritjes ekonomik, Kosova po kalon një periudhë jo të këndshme në aspektin ekonomik. Problemet strukturore në ekonominë e vendit me reforma të cekëta dhe josubstanciale si dhe me përkrahje ad hoc të segmenteve të caktuara të biznesit e bënë ekonominë e vendit jokonkurruese me vendet dhe bizneset në rajon\", ka theksuar ai.

Sipas tij kjo ndodh si rrjedhojë e varur edhe nga importet nga vendet e jashtme. Si rezultat, paratë e krijuara në vend apo edhe të ardhura nëpërmjet remitancave apo investimeve të jashtme përfundojnë në vendet që eksportojnë në Kosovë e si pasojë nuk kemi vende të reja të punës. Ndërkaq, Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) nuk stimulohen.

Ai ka deklaruar se Numri i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, ku është edhe numri më i madh i të punësuarve, ka arritur me vështirësi ta zhvillojë aktivitetin e vet, për arsye se ka vazhduar që ky sektor ta ketë vëmendjen e duhur të institucioneve, edhe pse nuk ka pasur politika stimuluese, përfshirë edhe ato fiskale.

\"Ndërsa presioni për rritjen e inkasimit të taksave nëpërmjet doganave, apo edhe ATK-së segmenti i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, mbetet i rrezikuar kur i shtojmë edhe atë që shumica e tyre kanë llogari të farkëtueshme, borxhe ndërmjet bizneseve apo kredive bankare\", ka pohuar ai.

Sipas tij institucionet kompetente të vendit shumë pak i kanë kushtuar vëmendje ekonomisë dhe si rezultat edhe harmonizimit me direktivë evropiane.

\"Kërkohet më shumë debat profesional se si ekonomia jonë t’u përshtatet kërkesave që vijnë nga BE-ja dhe e njëjta që plotësohet me ligje, rregullore dhe udhëzime. Qasja që të bëhen ligjet që rregullojnë segmente të caktuara të ekonomisë me vetëm copy/paste dhe e njëjta të proklamohet se “ne jemi në harmoni me legjislacionin e BE-së” duhet të ndryshojë\", ka pohuar Kryeziu.

Ai ka deklaruar se duhet të ketë fokus më të madh në përkrahjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme sikurse të gjitha vendet e tjera në botë, krijimin e klimës së duhur për investime të huaja të jashtme, duke eliminuar barrierat burokratike dhe ato korruptive në vend, duke e zhvilluar rritjen e transparencës, llogaridhënien dhe profesionalizmin e “agjencive të pavarura”, si dhe krijimin e mekanizmave më efektivë mbikëqyrës për to. Gjithashtu, duhet të ndodhë përkrahje e sektorëve strategjikë në vend dhe ato që sjellin përparësi konkurruese.

\"Bankat më shumë kanë ruajtur qëndrueshmërinë në vend sesa kanë rritur aktivitetin e vet kreditor në ekonomi, e njëjta mund të konsiderohet si anë e mirë dhe e dobët\", ka theksuar ai.

Sipas tij aAnë e mirë për shkak se për të pasur një zhvillim të mirë ekonomik dhe përkrahje të biznesit nevojiten banka të fuqishme dhe stabile që kanë kapital dhe likuiditet të mjaftueshëm, në të njëjtën kohë të jenë profitabile.

\"Ndërsa pikë e dobët është edhe stagnimi në rritjen e kreditimit që nuk është sinjal i mirë për biznes pasi bankat më shumë se një dekadë ende janë burimet kryesore të financimit të biznesit\", ka pohuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)