Kosova plotëson kriteret e FMN-së
Misioni i FMN-së, të enjten për herë të parë ka takuar ministrin e Financave, Besim Beqaj. Ministria e Financave nëpër mjet një komunikate për media ka njoftuar se Beqaj, i ka informuar përfaqësuesit e FMN-në se Qeveria e Kosovës, ka arritur që me sukses të plotësojë të gjitha kriteret kuantitative për fund të muajit prill.
Qeveria e Kosovës, në të njëjtën kohë, ka plotësuar të gjitha kriteret e strukturore, përformanca e deritanishme do të vazhdoj edhe në muajt në vijim dhe shprehu bindjen që edhe ky rishikim i radhës do të jetë i suksesshëm, thuhet në komunikatën e MF-së.
Në anën tjetër, Johannes Wiegand uroi Beqaj për pozitën e re dhe ka shprehur bindjen që bashkëpunimi i mirë do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Wiegand, ka përgëzuar autoritetet për të arriturat e deritanishme, me shpresë se kjo përformancë do të vazhdoi edhe në të ardhmen.
Ky Mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të vazhdoj diskutimet me autoritetet deri me datë 10 qershor, 2013, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.