Kosova pjesë e tregut botëror në fushën e Marketingut
Prishtinë, 24 shtator - Kompania DDB, pjesë e Omnicom Group një prej Kompanive më të mëdha në botë në fushën e marketingut, hap zyrtarisht përfaqësinë e saj në Kosovë, kjo u bë e ditur në konferencën për media e cila u mbajt sot në Prishtinë.
Në prezantimin e tij në këtë konferencë drejtori i DDB-së për Evropën Juglindore, Christos Papapolyzos, tregoi për fuqinë e kësaj kompanie në botë në fushën e marketingut dhe u shpreh mjaft optimist se Kosova ka të ardhme të mirë në fushën e marketingut.
DDB Worldwide ka fuqinë të motivoj njerëzit për me lëvizë , për ti nxit ata në mënyrë emocionale dhe për të kontribu në ngritjen e kulturës së tyre u shpreh Papapolyzos, në konferencë.
Më tutje Papapolyzos po ashtu tregoi se DDB operon në 90 vende të botës me gjithsej 200 zyra. Kjo kompani është vlerësuar me shumë çmime të ndryshme ndërkombëtare në fushën e Marketingut. Nuk na gëzon fakti që jemi fitues të kaq shumë çmimeve na gëzon fakti që kemi ndikuar në ndryshimin e pikëpamjes për produktin.
DDB në Kosovë do të përfaqësohet nga dy kompani vendore të cilat kanë një përvojë shumëvjeçare në fushën e Marrëdhënieve me Publik, Marketingut, Reklamimit- Komunikimit Digjital dhe Krijimit të Brendeve, PR Solutions dhe Trokit.
Drejtori i DDB Kosova, Armend Susuri, gjatë prezantimit të tij në konferencë tha se Trokit dhe PR Solutions do të bashkojnë përvojën, diturinë dhe burimet njerëzore, të cilat me përkrahje të fuqishme nga DDB Ëorldëide, do të rezultojë në krijimin e një kompanie të re që do të sjellë risi, kreativitet dhe potencial për shumë vende të reja pune.
Hapja e përfaqësisë së DDB-së në Kosovë është dëshmi që Kosova po bëhet pjesë e një tregu të gjerë botëror edhe në fushën e marketingut, përfundoi Susuri.
DDB Worldwide është themeluar në vitin 1949. Aktualisht ka të punësuar më shumë se 13 mijë punëtorë dhe punon me rreth 1 500 klient. Disa nga klientët e DDB Worldwide janë: Volkswagen Group, McDonalds, PepsiCo, Henkel, Unilever, Electrolux, Johnson & Johnson, Ericson, Chipita, Philips dhe shumë brende të tjera.