23 Dhjetor 2024

Kosova përfiton 3 milion dollarë shtesë nga SHBA-të

Prishtinë, 29 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi, kanë nënshkruar sot amendamentin 3 të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin Republika e Kosovës përfiton edhe 3 milion dollarë shtesë, duke rritur grantin total në mbi 41 milion dollarë.

Me këtë marrëveshje synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet  llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes, si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike. Gjithashtu, me të synohet përmirësimi dhe bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve, shoqërisë civile, bizneseve dhe sektorit publik në mënyrë që komunitetet lokale të kenë pozicion më të favorshëm për t`i adresuar sfidat zhvillimore të Kosovës.

Kjo marrëveshje fillimisht ishte nënshkruar nga Presidentja Osmani në nëntor të vitit 2020, me të cilën Republika e Kosovës ka përfituar 33 milion dollarë nga USAID-i.  Në maj të këtij viti, u nënshkrua amendamenti 1 i marrëveshjes, i cili i siguron Republikës së Kosovës një shtesë të mjeteve financiare në shumën prej 1.6 milion dollarë amerikan.

Përmes amendamentit 2 të kësaj marrëveshjeje, Republika e Kosovës përfitoi edhe 3.8 milion dollarë shtesë, kurse sot është nënshkruar edhe amendamenti i tretë i marrëveshjes, përmes së cilit Republika e Kosovës përfiton edhe 3 milion dollarë. Në total, përmes kësaj marrëveshjeje, Republika e Kosovës përfitoi mbi 41 milionë dollarë amerikan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)